Tregu i shtëpive me qera në Shqipëri është në rritje, dhe gjithnjë e më tepër qytetarë zgjedhin të japin apartamentin apo vilën e tyre me qera. Por, për ta bërë këtë proces të suksesshëm dhe të sigurt, ka disa hapa të rëndësishëm që duhen ndjekur.
1. Përgatitja e pronës
Sigurohuni që prona është në gjendje të mirë dhe të pastër. Një banesë e sistemuar dhe e mobiluar me shije është më tunduese për qeramarrësit e mundshëm. Kontrolloni sistemet elektrike, hidraulike dhe funksionimin e pajisjeve.
2. Përcaktimi i çmimit real

Bëni një vlerësim real të çmimit të qerasë duke u bazuar në zonën, sipërfaqen dhe gjendjen e pronës. Këtë mund ta bëni te platforma më e besuar me të dhëna mbi pronat në Shqipëri, KeyData. Një opsion tjetër është ta krahasoni me njoftime të ngjashme te Çelësi.
3. Reklamimi efektiv
Njoftimi juaj duhet të ketë sa më shumë informacione. Përshkrimi duhet të jetë i saktë, i qartë dhe i plotë, duke theksuar karakteristikat më tërheqëse të banesës. Shtoni foto cilësore dhe, nëse është e mundur, video.
4. Zgjedhja e qeramarrësit

Mos nxitoni në përzgjedhje. Takoni kandidatin, bisedoni për periudhën e qerasë, kushtet dhe qartësoni pritshmëritë e të dy palëve. Nëse është e mundur, merrni referenca nga pronarë të mëparshëm.
5. Kontrata me shkrim
Nënshkruani një kontratë të qerasë e cila përmban:
- Të dhënat e plota të palëve
- Përshkrimin e pronës
- Kohëzgjatjen e qerasë
- Çmimin dhe mënyrën e pagesës
- Detyrimet dhe të drejtat e secilës palë
- Gjendjen e pronës dhe inventarin (nëse është e mobiluar)
Kjo kontratë duhet të nënshkruhet nga të dyja palët dhe, nëse është e mundur, të legalizohet me noter.
6. Monitorimi dhe komunikimi

Mbani kontakte të rregullta me qeramarrësin, sidomos në fillim. Kjo ndihmon për të zgjidhur shpejt çdo problem dhe për të ndërtuar besim ndërpalësh.
Për të rritur sigurinë dhe suksesin, përdorni platforma të verifikuara si Çelësi për të publikuar njoftimin tuaj. Kjo ju garanton shikueshmëri nga audienca e duhur dhe kontakt nga agjensi me eksperiencë. Çfarë po pret akoma? Posto njoftimin tënd tani dhe gjej qeramarrësin ideal : Kliko këtu



