Ndër sfidat më të mëdha që kompanitë hasin është punësimi i stafit cilësor. Një punonjës i zoti është i pazëvendësueshëm e tepër i rëndësishëm për një biznes. Prej 25 vitesh, Çelësi ka lehtësuar procesin e punësimit për punëdhënësit dhe për punëmarrësit dhe përfaqëson një objekt thuajse ikonik të kërkimit për punë (apo shtëpi). Nëse punonjësit janë të rëndësishëm për ju, siç duhet të jenë, duhet të përpiqeni maksimalisht t’i gjeni e ftoni ata të punojnë për ju.
- Vendosni një titull të qartë dhe tërheqës
Në çfarë konsiston pozicioni? 1 fjali përshkrim i pozicionit është mjaftueshëm për të tërhequr personat e duhur. Përpiquni ta mbani titullin e pozicionit sa më konkret në mënyrë që të shfaqet në rezultatet e kërkimit në kategoritë e duhura.
- Përshkruani kompaninë
Përshkrimi duhet të përfshijë logon, emrin e kompanisë, industrinë në të cilën operon, sa vite ka në treg, numrin e punonjësve, kulturën e punës, vendndodhjen e çdo informacion tjetër shtesë. Një përshkrim që jep një pamje të qartë të biznesit, ndihmon lexuesit ta imagjinojnë veten duke punuar për ju. Nëse keni fituar çmime apo jeni tejet krenarë për një arritje profesionale të kompanisë, përmendeni. Përpiquni të evitoni gabimet në të shkruar dhe t’i kushtoni rëndësinë e duhur njoftimit. Kini parasysh këshillën #4.
- Shpjegoni pozicionin e punës dhe pritshmëritë që keni
Kriteret që aplikuesit duhet të plotësojnë duhet të jenë të shprehura sa më qartë. Edukimi, eksperienca dhe aftësitë e nevojshme shtesë duhet të jenë theksohen.
Më pas përshkruani detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit. Përpiquni të jeni sa më realistë. Mund të duket ide e mirë të fshihni aspekte të pakëndshme rreth pozicionit dhe kështu të punësoni kë të dëshironi. Në planin afatgjatë kjo funksionon kundër jush, pasi do keni “high-turnover” (numër të lartë të personave që lënë punën në krahasim me standartin e industrisë suaj).
Përshkrimi i saktë, qoftë për picier apo për web marketing specialist, do sigurojë që personat që ju kontaktojnë, janë të duhurit, duke reduktuar kështu kohën dhe resurset e nevojshme për të punësuar stafin ideal. P.S. Sigurohuni që mënyra e kontaktit është e përditësuar dhe funskionale, adresa e e-mail apo numri juaj i telefonit.
- Ofroni mundësi të cilat bëjnë dallim nga kompanitë e tjera
Shumica e postimeve të punësimit në Shqipëri fokusohen VETËM tek detyrat që punonjësit duhet të bëjnë për kompaninë dhe asnjëherë tek përfitimet që punonjësit do të kenë. E vërteta është që sa më konkuruese të jetë pagesa dhe sa më të mira kushtet e punës, aq më të larta shanset që aplikantët të jenë tepër të interesuar të punojnë për ju dhe të jenë të duhurit.
Disa nga benefitet që mund të ofroni: paga konkuruese, ditë pushimesh, mundësi rritje në karrierë, pjesëmarrje në konferenca, dreka falas etj.
Këshillë extra: Doni të mbaroni punë shpejt?
Po rriteni me hapa galopantë dhe dëshironi të shtoni staf sa më shpejt të jetë e mundur? Konsideroni pa diskutim shërbimet e shikueshmërisë, duke shpejtuar kështu procesin e rritjes së stafit.
Kini parasysh këto këshilla për të rritur efektivitetin e njoftimit tuaj dhe për të gjetur stafin e duhur.