iPhone 10 yt ka ende shpresë! Ja si të reklamosh dhe shesësh produktet elektronike

Ke një laptop prej vitesh në shtëpi që nuk e di ç’të bësh me të? Celulari yt i vjetër është funksional, por e ka zënë pluhuri në sirtar? Ka një zgjidhje ideale për dhomën tënde dhe kuletën! Edhe nëse shet këto pajisje me shumicë online apo në një dyqan fizik, këshillat e mëposhtme mund të jenë me vlerë për ty.

1. SIGUROHU QË PUNON AKOMA

Amerikanët përmendin shpesh shprehjen: “If it ain’t broke, don’t fix it.” Nëse diçka është në rregull, nuk është nevoja të rregullohet dhe shpesh ideja jonë e përmirësimit e bën më keq situatën, pavarësisht dëshirës sonë të mirë. Gjithsesi në rastin e produkteve elektronike, duhet të sigurohesh 100% që ato janë në gjendje pune, pa dëmtime të pariparueshme. Pasi të sigurohesh për këtë, mos e tepro me rregullimet ose shtimet e funksioneve. Produktet e vjetra janë delikate përsa i përket risive që mund të përballojnë, prandaj if it ain’t broke, don’t fix it.

2. SHFAQE DIKU!

Një pjesë e madhe prej nesh kemi në shtëpi apo zyra produkte elektronike që duam t’i shesim. Çuditërisht shumë prej nesh nuk i kemi shfaqur apo reklamuar askund. Jemi në pritje të dikujt që mund të përmendë se i nevojitet një tastierë, printer apo çfarëdo gjëje tjetër që ne nuk na duhet më. Shanset që kjo të ndodhë janë të vogla. Pse mos të heqësh produktet që nuk të nevojiten dhe të paguhesh për to?

Ja disa ide ku mund ta shfaqësh produktin tënd elektronik:

  1. Tek Shtëpia e Ofertave. Mbi 36.000 klientë kanë zgjedhur tashmë Shtëpinë e Oferatve për të shitur artikujt e tyre ende në gjendje të shkëlqyer, edhe ju mund të filloni tani! Informohuni për shitjet e produkteve tuaja. Kontaktoni me dyqanet për t’u informuar për shitjen e artikujve tuaj. Pas 48 oreve nga shitja, mund të shkoni tek dyqani ku keni bërë marrëveshjen, për të marrë pagesën për artikujt e shitur.
  2. Në rrjetet e tua sociale -Instagram e Facebook kanë përdorime të tjera përveç fotove dhe mbajtjes në kontakt me miqtë. Aty ti mund të fotografosh e shfaqësh, në story apo feed, çfarëdo produkti të kesh dëshirë të shesësh, personat që të njohin mund të jenë të interesuar ose të njohin dikë që është.
  3. Fuqia e teknologjisë – Ka disa aplikacione, programe dhe software për objekte që nuk i do më, ku mund të përmendësh printerin tënd të harruar apo kufjet që nuk i ke përdorur. Disa programeve ku mund të dorëzosh veshjet apo objektet që nuk të duhen (si ThredUp, Depop, Mercari etj.) nuk gjenden në Shqipëri, por mund të provosh vende si Quora apo Reddit.
  4. Çelësi – Po, qindra mijëra vizitorë që shohin Çelësin kërkojnë shpesh produkte elektronike! Mund të reklamosh falas çdo produkt teknologjik që dëshiron ta shesësh. Në dyqanet me produkte elektronike, punonjësit mund të përpiqen të nënvlerësojnë celularin apo kompjuterin tënd. Online te Çelësi, TI vendos çmimin që dëshiron, pa u ndjerë i shfrytëzuar për pazarin e bërë dhe mund të presësh për të gjeneruar interes. Njoftimet nuk kushtojnë, por kështu pastroni shtëpinë tuaj dhe fitoni para!

3. SHIHI GUNËN DHE PUNËN

Përveçse të sigurohesh që janë në gjendje pune, përpiqu t’i shfaqësh sa më mirë pajisjet e tua. Ofro sa më shumë foto dhe detaje cilësore. Disa informacione që mund të përmendësh janë:

  • viti i prodhimit
  • sa e përdorur është pajisja
  • marka e produktit
  • programet e instaluara
  • funksionalitetet që ofron
  • gjendja në të cilën është
  • nëse vjen me aksesorë shtesë, etj.

Këshillë extra: Kujdes! Përveç “pamjes së jashtme”, mos neglizho “brendësinë” e produktit. Kujdesu për privacinë tënde dhe fshi çdo material apo informacion brenda pajisjes. Sado i vjetër produkti, mund të ketë fjalëkalime, adresa email, foto apo dokumente të rëndësishme. Bëj një back-up të këtyre të dhënave nëse nuk i ke të ruajtura në një vend tjetër, por mos harro të formatosh celularin apo ti bësh “Restore PC to factory settings” kompjuterit tënd.

4. VENDOSI ÇMIM TË DREJTË PAJISJES

Askujt nuk i pëlqen t’ja hedhin! Çfarëdo çmimi të vendosësh për produktin që do të shesësh, sigurohu të jetë i drejtë dhe bazuar në gjendjen reale të pajisjes teknologjike.

Këshillë extra: Produkti yt ka dalë prej vitesh nga qarkullimi dhe nuk beson që ka njeri të interesuar ta përdorë? Mos u dorëzo! Shumë individë e biznese janë tepër të interesuara për produktet e vjetra përsa i përket pjesëve të tyre. Kjo është edhe një metodë shumë e mirë për ambjentin, nuk të duhet t’i hedhësh produktet, por në këtë mënyrë ato riciklohen dhe janë të përdorshme. Mund ta përmendësh shitjen për pjesë në titullin apo përshkrimin e pajisjes për të tërhequr sa më shumë të interesuar për këtë aspekt.

5. SIGUROHU PËR PAGESËN

Urime, dikush është interesuar për njoftimin apo produktin që ke shfaqur! Ata dëshirojnë ta blejnë. Në varësi të qytetit ku ata jetojnë, mund të duhet t’ja nisësh, t’ja dërgosh vetë, me një mik, apo me ndonjë mënyrë tjetër transporti e dërgimi. Siç blerësit duhet të sigurohen më parë për autenticitetin e shitësit dhe të pajisjes, edhe ti duhet të sigurohesh që do marrësh pagesën e premtuar. Kujdesi nuk është kurrë i tepërt!

Këto janë disa nga hapat për të shitur pajisjet e vjetra apo ato që nuk të nevojiten.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *