Është më e thjeshtë të promovosh biznesin me Platformën Yellow Pages

Prej 1999, fillimisht nëpërmjet Çelësit të Tiranës e më pas Çelësit të Biznesit dhe portalit të parë www.yellowpagesalbania.com, kemi ndërtuar një platformë-urë komunikimi unike ndërmjet konsumatorëve dhe bizneseve, duke integruar standardet dhe teknologjinë më të avancuar të çdo momenti.

Yellow Pages Albania ofron zgjidhjet optimale për 3 pritshmëritë thelbësore të çdo biznesi:

  • Rritje të rezultateve të biznesit nëpërmjet ndërveprimit të drejtpërdrejtë me klientët e tu
  • Garantim i shikueshmërisë maksimale, njohjes cilësore nga klientët e tu dhe mbulim të plotë të tregut të synuar
  • Identifikim, gjetje dhe kontaktim në kohë reale të klientëve, përmes të gjitha kanaleve të sotme të komunikimit

Sjellim risi në design, lehtësi përdorimi e fuksionalite të shtuara. Shpërble klientët ekzistues dhe tërhiq klientë të rinj çdo ditë me këto inovacione ekskluzive të portalit:

  • Platformën e “KËRKIMIT DHE OFRIMIT TË PREVENTIVAVE” për të maksimizuar suksesin tënd në ndërveprimin e drejtpërdrejtë me klientët e tu konsumatorë apo biznese
  • Shërbimin “OFERTAT E JAVËS” për rezultate optimale në fushatat dhe iniciativat që ti ndërmerr për biznesin tënd gjatë gjithë vitit
  • Hapësirën “VITRINA” dedikuar ekspozimit dhe promovimit të shërbimeve të tua

A është i komplikuar dhe i gjatë proçesi i regjistrimit të biznesit? Aspak, kryhet në vetëm 3 hapa:

  1. Zgjidh shërbimin e shikueshmërisë që i përshtatet biznesit tënd
  2. Plotëso të dhënat e biznesit tënd
  3. Konfirmo regjistrimin dhe një email do të mbërrijë në adresën tënde me kredencialet e skedës dedikuar biznesit tend.

Ky është panairi më i madh online, me 110 mijë biznese që vizitohen nga mbi 300 mijë klientë çdo muaj, të cilët kërkojnë shërbime dhe oferta në tregun mbarëshqiptar.

Gati për sukses?

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *