Thjesht sepse dikush ka pasuri për të rivalizuar Bill Gates s’do të thotë që duhet të shpenzojë sikur s’ka të nesërme. Studimet dhe anektodat thonë se njerëzit e pasur, përfshirë dhe ata më të pasurit, janë çuditërisht kursimtarë.

Por kursimtar nuk është sinonim me dorështrënguar.

Ka një diferencë mes të qenit dorështrënguar dhe kursimtar. Kursimtar do të thotë t’i trajtosh të ardhurat dhe fondet me zgjuarsi, të blesh atë që të vlen më shumë dhe të investosh me mençuri. Njerëzit më të pasur në botë janë kaq të pasur sepse e kuptojnë vlerën e parave.Zakonet që njerëzit e pasur përdorin për të kursyer mund t’i përdorni edhe ju në kapacitetin që mundeni. Fundja, edhe këta biznesmenë ia nisën nga diku.

  • Përdorimi i kuponëve 

Personazhe si Carrie Underwood, Lady Gaga, Kristen Bell dhe Hilary Swank janë vetëm disa nga emrat e njohur që përdorin kuponë për të kursyer. Sipas të dhënave nga Ipsos Mendelsohn Affluent Survey, 71% e të pasurve përdorin kuponë prej letre çdo muaj, ndërsa 54% përdorin kuponë elektronikë.

Prandaj kur të shihni se një nga dyqanet e rrjetit të Kartës Extra ofron ulje, bëni mirë ta shfrytëzoni. Rekomandojmë të shkarkoni aplikacionin në Google Play ose App Store për t’u njoftuar sa më herët për uljet dhe ofertat. 

  • Shpenzimi i ulët

Milionerët dhe miliarderët e botës njihen si njerëz që jetojnë me më pak nga ç’fitojnë – deri në pikën sa presin vetë flokët. Gjithashtu, nuk e konsiderojnë makinën që ngasin si simbol statusi. Përkundrazi, kuptojnë që synimi i një makine është një dhe i vetëm: të transportojë nga pika A në pikën B.

Sam Walton, themeluesi i Walmart, ngiste një Ford të vitit 1979. Djali i tij, Jim, ngiste një Dodge Dakota, edhe pse pasuria u kap vlera mbi 16 miliardë dollarë. Mark Zuckerberg zotëron një Acura TSX që kushton $30.000; njeriu i 61-të më i pasur në botë, Azim Premji, nget në Toyota Corolla, ndërsa Warren Buffet e shiti së fundi Cadillac-un e vitit 2006 për të marrë një model më të ri.

Shumë prej njerëzve të pasur jetojnë në shtëpi modeste. Warren Buffet jeton në të njëjtën shtëpi që bleu për $31.500 në vitin 1985. Mark Zuckerberg, Tim Cook dhe Christy Walton jetojnë në shtëpi të thjeshta.

Themeluesi i Ikea Ingvar Kamprad, themeluesi i Hobby Lobby David Green dhe ish CEO i Microsoft Steve Ballmer udhëtojnë me avionë komercialë, madje blejnë biletat më ekonomike. 

Së fundi, njerëzit më të pasur në botë nuk shpenzojnë për veshje luksi. John Caudwell, që nisi tregtimin e telefonave celularë në vitin 1987 dhe sot ka një pasuri që tejkalon 2.6 miliardë dollarë ka thënë: “S’më duhen kostume Saville Row. Dhe s’duhet të shpenzoj para për të përmirësuar vetëbesimin.”

  • Bamirësia

Nëse ka diçka që bën bashkë shumicën e njerëzve të pasur në botë është dëshira për të dhuruar. Tony Hsieh i Zappos investoi $350 miliardë për të përmirësuar qendrës e Las Vegas. Chuck Feeny, bashkëthemeluesi i Duty Free Shops ka dhuruar më shumë se 4 miliardë dollarë për fëmijët e pafavorizuar dhe për iniciativa që kanë të bëjnë me shëndetin publik.

Bill Gates, Warren Buffet, George Soros, Mark Zuckerberg, Michael Bloomberg dhe të tjerë kanë dhuruar sasi të konsiderueshme për bamirësi.

  • Cilësia para sasisë

Njerëzit e pasur, siç e qartësuam në fillim, nuk janë dorështrënguar dhe nuk e limitojnë veten. Thjesht kujdesen pak më shumë dhe mendohen pak më gjatë kur bëhet fjalë për blerje. Për shembull, T. Boone Pickens tha: “Unë nuk blej asgjë të lirë, ama nuk jam i fiksuar pas blerjeve. Nëse dua diçka, e shoh mirë, vendos çfarë është  dhe zakonisht është produkti më i mirë në treg. Kam një palë këpucë që i kam blerë në 1957-ën dhe i vesh sot e kësaj dite.”

  • Mungesa e cash

Është zbuluar se “86% e njerëzve që shpenzojnë cash për lukse si makina të shtrenjta, bizhuteri dhe pajisje elektronike janë jo-milionerë që përpiqen të duken si të tillë duke blerë mallra luksi.”

Kini parasysh këshillën e manjatit të hidrokarbureve T. Boone Pickens dhe mbani me vete mjaftueshëm para të thata sa për të blerë çfarë keni synim të blini atë ditë. 

Diçka ekstra

Gjithashtu, kërkoni dhe mbani me vete Kartën Extra për të blerë pa shpenzuar. Gjatë blerjeve tuaja në dyqanet e rrjetit tonë ju grumbulloni pikë. Ato pikë mund t’i përdorni kur të dëshironi si të ishin lekë, sepse nëse nuk e dini ende 1 pikë është e barabartë me 1 lek. praktikisht , ju i përdorni dy herë të ardhurat e disponueshme. Jemi të sigurt se të gjithë miliarderët në këtë artikull do ta aprovonin si lëvizje.