Po, po, është e mundur!

Investimi për shtëpinë është ndër më të rëndësishmit që çdokush prej nesh bën në jetë, qoftë kur-

  • investon për të bërë tënden shtëpinë strehë e fole të familjes dhe ëndrrave të tua,
  • shet shtëpinë e parë për të blerë një më të përshtatshme për ty,
  • investon në prona si një mënyrë mjaft interesante për të bërë biznes me to e për të nxjerrë të ardhura shtesë,
  • merr një shtëpi me qera në pritje që një ditë të bëhesh zotëruesi i saj.

Për t’i nxjerrë sa më shumë vlerë të shtuar investimeve më të rëndësishme të jetës tënde, të duhet të krijosh disa shprehi. Duhet të kesh disa reflekse dhe të njohësh se si funksionon sot tregu i shitblerjes së shtëpive dhe pronave, duke përdorur adresat, mjetet, kanalet, taktikën dhe teknikën e duhur për ta shitur apo dhënë shtëpinë a pronën tënde me qera me çmim dhe kushte optimale për ty dhe në kohë rekord.

Mos harro, koha është para!

Të presësh me muaj e vite për të shitur shtëpinë apo ta mbash bosh po me muaj e vite në pritje të ndonjë qeramarrësi është humbje që kushton, ndaj drejtohu aty ku mbaron punë shpejt.

Mos harro refleksin për sukses: Kush njofton, gjen!

Do të shesësh apartament në Tiranë në qendër, në bllok, brenda unazës apo jashtë saj, vilë në periferi, apo të publikosh apartament, shtëpi në shitje në çdo qytet tjetër të Shqipërisë? Ti ke vetëm një adresë, sido që ta shkruash, çelësi, celesi, çelsi apo celsi, adresa ku ti do mund të mbarosh punë shpejt është po ajo- www.gazetacelesi.al.

Vetëm aty të garantohet një mënyrë shumë e thjeshtë për të shitur shtëpinë në kohë rekord, një mënyrë që e ka provuar pafund veten prej mbi 22 vitesh.

Më kot të sillesh nga një agjenci imobiliare te tjetra.

Të gjitha ndjekin non-stop njoftimet që publikohen tek Çelësi dhe do të të kontaktojnë menjëherë për të të ofruar shërbimet e tyre, sapo ti të publikosh njoftimin tënd në portal. Çelësi ta ka krijuar edhe këtë lehtësi, është zgjedhja jote nëse ti do të bashkëpunosh me to apo jo apo të zgjedhësh mes tyre atë që të pëlqen. Sapo të publikosh njoftimin tënd tek Çelësi, do ta shohësh sa e vërtetë është kjo që thamë këtu më sipër!

  • Mbi 8,5 milionë njoftime shitblerjesh të botuara për shitblerje dhe qera
  • mbi 17 milionë zgjidhje për shitësit, blerësit, qeradhënësit dhe qeramarrësit.

Gazeta Çelësi, e vetmja gazetë njoftimesh ekonomike që të ka shoqëruar kudo dhe për çdo gjë në Shqipëri këto 22 vite, është sot edhe platforma online dhe portali më i madh i njoftimeve në botën shqiptare për shtëpi në shitje, apartamente në shitje, shtëpi me qera e apartamente me qera. Portali vizitohet çdo ditë nga mbi 60.000 qytetarë, konsumatorë në kërkim të mijëra njoftimeve për shitje shtëpie apo qeradhënie.

Publikimi i njoftimit tënd tek Çelësi e pakta t’i 10-fishon shanset, në krahasim me çfarëdo alternativë tjetër në treg, që personat e duhur të informohen dhe ta prekin në kohë reale shtëpinë që ke nxjerrë në shitje apo me qera duke bërë që ti ta shesësh a ta japesh atë me qera në kohë rekord.

Motoja jonë këto 22 vite ka qenë: Për çdo problem tëndin, një zgjidhje! Për çdo dëshirë tënden, një kënaqësi!

Milionat e njoftimeve që na keni besuar për botim jane aseti më i madh i vlerës së punës tonë, ndaj sot me mirënjohje për besimin që na keni dhënë, në moton tonë kemi shtuar edhe një dimension tjetër: Të qenit vazhdimisht zgjedhja juaj e parë, na obligon të jemi gjithmonë zgjidhja juaj më e mirë!

Dhe kjo jo vetëm për shtëpi dhe prona, por edhe për gjetjen e punës së shumëkërkuar, të makinës së dëshiruar, të çdo mobilje, pajisjeje, elektroshtëpiake apo elektronike, objekti a aksesori të kërkuar a dëshiruar nga ti, për të ta lehtësuar, përmirësuar e zbukuruar jetën tënde.

Shit shtëpinë brenda javës

Por le të rikthehemi tek shtëpia dhe prona që ti kërkon të shesësh apo të japësh me qera!

Tek Çelësi, blerësit potencialë kanë një përzgjedhje njoftimesh për:

  • shtëpi
  • vila dhe apartamente në shitje si 1+1, 2+1, 3+1 e më shumë
  • dyqane
  • lokale
  • zyra
  • ambiente biznesi
  • magazina, kapanone e garazhde
  • si edhe tokë apo truall për ndërtim,
  • por edhe shtëpi e apartamente për ndërrim ose ndarje qeraje.

4 janë sekretet që të ofrojmë për shitjen e shtëpisë, pronës apo dhënien e saj me qera aq shpejt sa ti dëshiron dhe me çmimin optimal për ty:

  1. Kur të publikosh njoftimin, pozicionoje në kategorinë e duhur. Plotëso me informacion sa më të plotë e tërheqës të gjitha fushat që portali i Çelësit të ka vënë në dispozicion, duke u nisur nga eksperienca jonë e gjatë në këtë sektor dhe nga njohja e thellë e asaj që duan blerësit dhe qeramarrësit potencialë të shtëpisë tënde.
  2. Shoqëroje njoftimin me foto sa më treguese dhe tërheqëse, duke mos harruar të vendosësh edhe ndonjë planimetri bashkë me fotot
  3. Merru në mënyrë të zgjuar me çmimin. Fillimisht krahasoje shtëpinë tënde me të tjera të ngjashme të publikuara me shumicë në portalin e Çelësit.
    Kërko me kujdes çdo avantazh që shtëpia jote mund të ketë në krahasim me të tjerat: zona, kati, cilësia e ndërtimit dhe e materialeve, ekspozimi ndaj dritës, lehtësia e aksesit, punimet shtesë, ambjente ndihmëse, organizimi i hapësirave, stili arkitekturor, arredimi i brendshëm, kubatura e ambienteve, lartësia, izolimi termik dhe zanor. Gjithçka që do përbënte një vlerë të shtuar duhet ta theksosh për të arsyetuar e mbrojtur shitjen apo dhënien e shtëpisë tënde me qera me çmimin optimal për ty, edhe më të lartë madje se shtëpitë e ngjashme me tënden. Si tregu më i madh i shitblerjeve dhe qeradhënies së pronave, Çelësi të ofron edhe mundësitë më të gjera dhe më të detajuara të krahasimit. Qëllimi i kësaj është që t’i vendosësh pronës çmimin që meriton dhe t’i nxjerrësh asaj nga shitja apo qeraja vlerën optimale për ty. Vetëm pasi ke përcaktuar me zgjuarsi çmimin, publikoje pa hezitim njoftimin tënd! Suksesin e ke të garantuar!
  4. Jepi shikueshmëri njoftimit tënd në publikim. Reklamoje në krye, si okazion, apo me sfond që e dallon nga të tjerët! Nëse e reklamon njoftimin tënd në mënyrë të zgjuar dhe efikase duke përdorur shërbimet e rritjes së shikueshmërisë që Çelësi ka konceptuar dhe vënë në dispozicionin tënd, ti i shumëfishon shanset e shitjes në kohë rekord.

Janë me mijëra e mijëra njoftimet për shtëpi në shitje, apartamente në shitje dhe me qera. Sekreti i fundit qëndron te të bërit e njoftimit tënd sa më të dallueshëm nga të tjerët. Besoju zgjidhjeve të Çelësit edhe për këtë dhe koha dhe suksesi do të kthehen në favorin tënd!