A doni të jepni pronën tuaj me qira fitimprurëse pa u shqetësuar për marrëdhëniet me qiramarrësit tuaj?
Pronarë, na besoni ne për menaxhimin e pronës tuaj!
Menaxherët e pronave në DES Menaxhim Prone ulin nivelin tuaj të stresit dhe ngarkesës së punës, duke u marrë drejtpërdrejt me perspektivën e pronës dhe qiramarrësit, duke i kursyer kohë pronarëve të pronave dhe duke i lehtësuar nga shqetësimet për marketingun, mbledhjen e qirasë, mirëmbajtjen në detaje dhe riparimet, duke iu përgjigjur kërkesave dhe ankesave të qiramarrësit si dhe vlerësimin e tij në sjelljen ndaj pronës.
Përgjegjësitë tona kryesore ndaj pronarit të pronës janë:
- Marrëveshja me pronarët
- Dhënia me qira e pronës
- Marketingu i pronës
- Ndërveprimi me qiramarrësit
- Inspektimet në pronë
- Mirëmbajtja dhe riparimet
- Kryerjen e pagesave të kërkuara nga pronari
Cilët janë hapat për ta dhënë në Menaxhim Pronën tuaj te DES?
1. Ju kontaktoni me DES Menaxhim Prone dhe caktohet Menaxheri i Pronës suaj
2. Hartohet Kontrata e Menaxhimit të Pronës suaj me DES
3. Bëhet vizita e përbashkët në pronë dhe marrja e inventarit të detajuar
4. Ne punojmë me ju për të përcaktuar planin e marketingut për pronën tuaj
5. Kontrollojmë dhe zgjedhim kandidatët qiramarrës.
6. Organizojmë vizitat e tyre në pronë dhe ju dërgojmë raportin
7. Komunikojmë vazhdimisht me qiramarrësit
8. Kujdesemi për mbledhjen e qirasë, monitorimin e rregullores së përdorimit tëpronës, pagesën e taksave dhe tarifave.
9. Kujdesemi për të gjitha formalitetet ligjore dhe administrative
10. Kujdesemi për mirëmbajtjen e prones tuaj, për të gjitha punët teknike, të vogla e të mëdha.
Ky informacion u krijua nga DES Real Estate.