Punët sezonale janë mëse ideale për studentët që duan të fokusohen të studimet gjatë vitit shkollor dhe për të rinjtë që s’i pengon gjë të shpërngulen tjetërkund për një periudhë të shkurtër. Sezoni turistik në Shqipëri e në shtetet fqinje, nis zakonisht në prill e zgjat deri në përfundim të shtatorit. Pikërisht në këtë periudhë hotelet, resortet, baret dhe restorantet në jug të vendit kanë nevojën më të madhe për staf.

Javët e fundit, në gazetacelesi.al janë shtuar ndjeshëm njoftimet që kërkojnë punonjës sezonalë në fshatrat e plazhet më të bukur të vendit e jo vetëm. Për t’u lehtësuar punë gjithë të interesuarve, vendosëm t’i përmblidhnim në një listë. Të gjithë punëdhënësit në këtë listë mundësojnë ushqimin dhe banesën e të punësuarve.

Për të aplikuar, përpiloni një paragraf të shkurtër mbi veten, deklaroni disponibilitetin tuaj, shprehni interesin për njërin nga pozicionet e lira dhe dërgojeni në numrin e kontaktit që shoqëron secilin punëdhënës. Paçi fat!

Resort në Dhërmi kërkon të punësojë:

  • Punëtore për sistemimin e çadrave të plazhit dhe zonës përreth
  • Kuzhinier
  • Recepsioniste
  • Pastruese

Kontakt: 069 75 73 880

The Hotel Lagas Aegean Village në Ishullin Kos, Greqi kërkon të punësojë:

  • Shofer
  • Kamarier
  • Kuzhinier
  • Kamarier

Kontakt: 00302106835455

Resort në Dhërmi, Palasë kërkon të punësojë:

  • Kamarier/e
  • Ndihmës
  • Banakier/Barist
  • Ndihmës Banakier
  • Ndihmës Kamarier/e

Kontakt: 069 22 69 447

Valta Hotel Qeparo kërkon të punësojë:

  • Recepsionist\e Hoteli
  • Kamarier/e Restoranti
  • Ndihmës Kuzhinier/e
  • Punonjëse Hoteli
  • Sanitare
  • Mirëmbajtës Pishine
  • Kamarier/e Bari
  • Barist/e

Kontakt: 069 52 68 372

Lokal në Bunec, Lukovë kërkon të punësojë:

  • Zgarist
  • Kamarier

Kontakt: 069 68 62 611

Te Stefi Qeparo kërkon të punësojë:

  • Kamarier Restoranti
  • Ndihmës Kamarier
  • Kamarier/e
  • Banakier/e
  • Picier

Kontakt: 069 99 33 334