Kjo është rubrika më e re e Yellow Pages Albania. Duke qenë direktoria më madhe e bizneseve dhe shërbimeve në Shqipëri, ju ofrojmë zgjidhjet që ju nevojiten në një faqe të vetme. E nisim me psikologët, terapistët, psikoterapistët, psikiatrët e profesionistët e tjerë të shëndetit mendor. Këto shërbime janë më të kërkuara se kurrë dhe disa nga takimet ofrohen dhe virtualisht.

Për personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor, por edhe për ata që thjesht duan të investojnë te vetja dhe të përmirësohen, gjithmonë e më shumë terapia është zgjedhja e parë. Të njohim më mirë veten dhe problemet tona me ndihmën e një profesionisti na ndihmon tej mase në marrëdhëniet më të rëndësishme: shoqërore, romantike, profesionale dhe marrëdhënien me vetveten.

Psikologët e psikoterapistët janë shtuar shumë në numër në Shqipëri, duke ofruar qasje të ndryshme për problemet psikologjike. Teknika të ndryshme sjellin rezultate të ndryshme, prandaj është e rëndësishme të njihni dhe kuptoni shërbimet e ofruara.

Edhe pse vendimi për të shkuar apo jo te psikologu mund të jetë sfidues, shumë persona shprehen se ndihen vërtetë më mirë pasi vendosin ti drejtohen një profesionisti për sfidat dhe problemet që hasin.

Llojet e terapisë dhe cila është më e përshtatshmja për ju

  • Terapia konjitive bihevjorale (CBT)
  • Psikoterapia
  • EMDR
  • Terapia në grup
  • Terapia e artit (Art therapy) dhe Occupational therapy

CBT

Në terapinë konjitive bihevjorale (CBT), idea kryesore është se disa mendime ose besime të gabuara që ne kemi na shkaktojnë stres e probleme. Në seancat e CBT, puna konsiston në identifikimin e këtyre besimeve limituese dhe zëvendësimin e tyre me mendësi të shëndetshme. Shpesh, kjo lloj terapie përfshin “detyra shtëpie”, ku aplikohen mësimet e marra në situata të ndryshme.

Shpesh, terapia konjitive bihevjorale përdoret për personat që duan të përmirësojnë një apo disa aspekte të jetës së tyre, ata që duan të largojnë një frikë apo fobi, nga personat që vuajnë nga ankthi apo depresioni, etj.

Psikoterapia/Psikoanaliza

Një qasje afatgjatë për shëndetin mendor, psikoterapia është popullarizuar nga Sigmund Frojdi, i cili konsiderohet babai i psikologjisë moderne. Kjo lloj terapie ka fokus fëmijërinë, të kaluarën dhe nënvetëdijen. Terapia konsiston në “zhytjen” në të shkuarën dhe të folurit gjerë e gjatë rreth saj, si metodë që sjell qartësi në problemet e së tashmes dhe sfidat që pacienti po përballon.

EMDR

Një lloj i ri psikoterapie është edhe EMDR (Eye movement desensitization and reprocessing), ku seancat zgjasin rreth 90 minuta dhe bazohen te lëvizja e syve. Përdoret më së shumti për të trajtuar rastet me  stres post-traumatik.

Terapia në grup

Kjo metodë është e përhapur sidomos për grupet e suportit, ku ndarja e historive dhe opinioneve nga një person ndihmon dhe të tjerët të procesojnë dhe menaxhojnë gjendjen e tyre në mënyrë më optimale. Kjo lloj terapie është sidomos e dobishme për personat që vuajnë nga varësi të ndryshme si drogërat, alkooli, etj. Personat që thyejnë varësinë ndaj substancave shërbejnë dhe si inspirim për pjesëtarët e tjerë të grupit.

Art therapy

Teknika kreative përdoren në këtë lloj terapie për të kaluar problemet emocionale dhe të personalitetit. Nga piktura te vizatimi te skulptura, kjo lloj terapie përdor shprehjen me anë të artit si mënyrë për të njohur dhe kuptuar më mirë vetveten. Këto simbole mund të lehtësojnë kuptimin dhe interpretimin e sjelljeve. Terapia me anë të artit është sidomos ndihmuese për fëmijët të cilët mund të kenë vështirësi të shprehen pasi nuk gjejnë dot fjalët e duhura, por gjithsesi mbetet për çdo moshë një metodë e vlefshme eksplorimi. Me anë të art therapy ulim nivelet e stresit, rrisim vetëbesimin, mësojmë të shprehim veten, menaxhojmë varësinë etj.

Occupational therapy

E ngjashme është dhe Occupational therapy, lloj terapie që përfshin kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe përmirësimin e aftësive të kryerjes së këtyre veprimeve, sidomos me interes për personat e moshuar apo ato me aftësi të kufizuara.

Një terapist okupacional mund të ndihmojë një person që i është nënshtruar një operacioni që i ka limituar lëvizshmërinë, duke i mësuar ata si mund të bëjnë aktivitete apo veprime që mund ti shkaktojnë dhimbje, në mënyra të tjera më të thjeshta apo më pak të dhimbshme.

Metodat më të njohura të terapisë janë psikoterapia dhe CBT. Më e rëndësishme se metoda specifike, është gjetja e personit adapt për t’ju dhënë ndihmën e duhur profesionale.

Nëse seanca juaj e parë e terapisë nuk shkon ashtu siç kishit menduar, mos u demoralizoni. Mund t’ju duhet të provoni seanca dhe me një terapist tjetër, nuk do të thotë se terapisti i parë ku shkoni do jetë i duhuri për ju. Ndryshimi është gradual dhe ajo që ka rëndësi është që ju keni marrë këtë hap tepër të rëndësishëm për të ardhmen tuaj.

shendeti mendor psikologe terapiste psikoterapiste

Mbani mend: rrethanat tuaja nuk vendosin se ku do të shkoni, ato thjesht vendosin ku do të filloni.

Ja disa nga emrat më të specializuar ku mund të drejtoheni për të folur me një profesionist rreth çështjeve tuaja të përditshme, stresit, ankthit, etj.

Studio Psikoterapie Irena Hysenaj

Specializuar në Itali, anëtare e Urdhërit të Psikologëve e Psikoterapistëve Italianë, Çertifikata Europiane e Psikoterapisë.

Ofron:

  • konsulencë psikologjike
  • psikoterapi
  • supervizim të rasteve klinike
  • analizë personale për moshën e rritur dhe adoleshente.

Trajton: Çrregullimet e Ankthit (ataket e panikut, hipokondria), Fobitë, Çrregullimet e Humorit, Çrregullimet në të ushqyer, Probleme me varësitë, Terapi Çifti, Çrregullimet e personalitetit.

Mund ta kontaktoni këtu.

Qendra e Këshillimit dhe Psikoterapisë BE THE CHANGE Kristina Qirici

Psikologe – psikoterapiste sipas standarteve Europiane dhe Çertifikuar nga Europian Association for Psychotherapy. E specializuar në Terapinë Konjitive Behaviorale (CBT) për adoleshentë dhe të rritur.

Ofron shërbime për familje, për çifte dhe të rritur.

Trajton çrregullime psikologjike të Ankthit si:

  • çregullim obsesiv-kompulsiv
  • depresion
  • çrregullim Paniku (panic attack)
  • fobi specifike
  • traumat
  • çregullime të humorit.

Mund ti kontaktoni këtu.

Aurora Bushati Memushaj

Psikologe/Psikoterapiste e shkolluar sipas standarteve Europiane, çertifikuar nga EAP, Vienë. Trajnuar në Klinikën e Disintoksikimit, Rehabilitimit ndaj varësive (http://www.centrosannicola.com) Itali. Përvojë 10 vjeçare psikologe te Spitali ”Nënë Tereza”.

Trajtim shqetësime/çrregullime psikologjike me bazë:

  • ankthin,
  • depresionin,
  • traumat,
  • krizat jetësore,
  • marrëdhëniet personale/familjare,
  • menaxhim të stresit në rast sëmundjesh.

Për: Adultë, fëmijë, adoleshentë.

Mund ta kontaktoni këtu.

Dr. Aljona Jonuzi

Doktoreshë e specializuar në Rusi, ku ka kryer studimet dhe doktoraturën për Psikologji. Përvojë e gjerë në trajtimin e problemeve të shëndetit mendor me anë të teknikave të ndryshme të këshillimit.

Ofron seanca individuale dhe terapi në grup. Seancat janë të përshtatshme dhe për shtetas të huaj, pasi ofrohen në disa gjuhë: Shqip, Rusisht, Anglisht, Spanjisht, Portugalisht e Serbisht.

Mund ta kontaktoni këtu.

Entela Luadhi

Psikologe klinike diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 2004, psikoterapiste dhe psikodramatiste çertifikuar nga Instituti i Psikodramës Beograd dhe Shoqata Europiane e Psikoterapisë në vitin 2013. Përvojë e pasur në fushën e shëndetit mendor që prej vitit 2004.

Ofron psikoterapi individuale e grupi për adoleshentë e të rritur.

Trajton të gjitha çrregullimet me bazë ankthin, depresionin, stresin, fobitë e ndryshme, traumat, krizat jetësore.

Mund ta kontaktoni këtu.

Psikologe Kliniciste Eva Filaj

Psikologe klinike e formuar në Universitetin “Blaise Pascal” në Clermont Ferrand, Francë. Master në Psikologji Klinike në Universitetin Paris VIII Vincennes-Saint Denis dhe në Universitetin Paris Descartes. Formim në psikanalizë lakaniane dhe anëtare e Rrethit Lakanian Shqiptar.

Mund ta kontaktoni këtu.

Klinika Venis

Stafi i ‘’Venis’’ ju ofron mbështetjen e duhur psikologjike dhe mjekësore për Stresin, Ankthin, Depresionin, Psikozat, si dhe këshillime dhe informacione praktike.

Mund ti kontaktoni këtu.

Motivim për të ndryshuar pozitivisht

Ne përsërisim çfarë nuk riparojmë.

Nga coaching për skuadrat e punës, te terapia për çifte, te varësia nga drogat, te trajtimi i psikozave të rënda, terapia mund të na ndihmojë të jetojmë siç duam. Mos lejoni frikën t’ju ndalojë të merrni mbështetjen që ju nevojitet.

Shpresojmë që kjo guidë rreth llojeve të ndryshme të terapisë dhe psikologëve dhe profesionistëve të shëndetit mendor ku mund ti merrni këto shërbime t’ju ketë ndihmuar dhe lehtësuar vendimmarrjen. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e guidës apo njihni një psikolog që duhet të jetë pajtetër pjesë e kësaj liste, na shkruani më poshtë.

Nëse ju pëlqeu ky artikull, mund t’ju pëlqejë artikulli i Dr. Fleura Shkëmbit rreth teknikave të shmangjes së stresit. Mundeni gjithashtu të na ndiqni në Facebook dhe Instagram.