Gjasat janë, lexues , që ju jeni përdorues i Karta Extra. Ky artikull do ju ndihmojë të bindni ata afër jush që janë ende skeptikë, që nuk besojnë dhe nuk ndjekin të njëjtën filozofi kursimi dhe shpenzimi si ju. Le t’i ndihmojmë së bashku

Karta Extra mund të tërhiqet lehtësisht

I gjithë procesi mund të marrë më pak se pesë minuta, cilëndo nga tre mënyrat të zgjidhni. 

Përmes website

kartaextra.com mund të regjistroheni përmes butonit në të djathtë të faqes. Mjafton të plotësoni formularin dhe do të pajiseni me një kartë virtuale. Karta virtuale konsiston në një numër barkodi të cilin duhet ta mbani shënim për të hyrë sërish në website në rast se doni të kontrolloni gjendjen e pikëve apo të ndryshoni profilin.

Përmes dyqaneve të rrjetit

Në cilindo prej dyqaneve të rrjetit, te i cili mund të jeni klient ose jo, keni të drejtë të tërhiqni Kartën Extra. Mjafton ta kërkoni dhe të plotësoni formularin. Karta ka format standard dhe zë vend pa mund në portofolin tuaj. 

Përmes aplikacionit

Karta Extra ka një aplikacion që ju të përdorni më lehtësisht shërbimet tona. Nëse na e dëgjoni fjalën, ju rekomandojmë aplikacionin. E keni gjithmonë me vete, merrni vesh i pari ofertat dhe uljet e fundit dhe s’duhet të mbani kartë fizike me vete. E gjeni në Google Play dhe App Store.

Karta Extra është falas

Karta Extra ka qenë dhe do të jetë gjithmonë falas. Nuk do t’ju duhet kurrë të paguani për të marrë kartën, për të ngarkuar apo për të shkarkuar pikë, për të përfituar pikë në produkte me ulje apo situata të tjera. Asnjë kosto, asnjëherë.

Përfitim në çdo blerje

Le të marrim në konsideratë dy skenarë. Rasti i parë: Ju blini në një dyqan të caktuar tre deri në pesë herë në muaj. Shpenzoni paratë tuaja dhe ktheheni në shtëpi. Muajin tjetër ktheheni sërish dhe cikli nis nga e para. Rasti i dytë: Ju blini në një dyqan të caktuar tre deri pesë herë në muaj. Për çdo vizitë në dyqan ngarkoni pikë në Kartën Extra. Javën pasardhëse, muajin tjetër, vitin etj, ju riktheheni dhe përdorni pikët e grumbulluara për të bërë blerjet tuaja. Praktikisht falas sepse u kujtuat të përdornit kartën.

Shpërblim i menjëhershëm

Në dallim nga karta të tjera të besnikërisë, pikët e Kartës Extra mund t’i përdorni kur të doni, qofshin 10 pikë, qofshin 100, qofshin 10.000. Po ashtu, në dallim nga kartat e tjera, ju nuk përfitoni një enë kuzhine kur maturohen pikët, as një ulje prej një vlere të caktuar. Pikët e Kartës Extra janë të barasvlefshme me lekë. 1 pikë është e barabartë me 1 lekë. Nëse ju keni grumbulluar 200 pikë dhe doni të blini një produkt me vlerë 200 lekë në një dyqan të rrjetit, mund ta blini me pikët e Kartës Extra pa u menduar dy herë.

Pikë pavarësisht gjithçkaje

Në biznese specifike mund të keni dëgjuar t’ju thonë se s’mund të përfitoni pikë, s’mund të përdorni kartën e besnikërisë në një produkt që është me ulje. Kjo nuk do të ndodhë asnjëherë me Kartën Extra. Edhe nëse produkti është me 90% ulje, blerja juaj do të prodhojë pikë.

Përdorni emrin

S’keni kartën me vete, s’keni telefonin, s’e shenuat kurre barkodin? S’është problem. Mjafton t’i thoni emrin tuaj personit që po ju shërben në një nga dyqanet e rrjetit dhe ata ju gjejnë në sistem. S’keni pse humbisni asnjë pikë të vetme. 

Karta Extra ju ndihmon në objektivat tuaj financiarë

Duke përdorur Kartën Extra dhe duke parë si pak pikë bëhen shumë do i shihni më qartë zakonet tuaja. Do vini në dyshim blerjet që ndoshta nuk ju nevojiten dhe do të mësoni ta vlerësoni paranë deri në qindarkën e fundit. Flasim nga përvoja. 

Për të grumbulluar pikë nga mbi 100 bizneset që janë pjesë e rrjetit të Kartës Extra regjistrohuni sot në këtë link. Për gjithë bizneset ku mund të përdorni kartën klikoni këtu dhe për të ndjekur Instagramin tonë shumë (shumë) argëtues, klikoni këtu. Mezi presim t’i bashkoheni rrjetit tonë.