#4 Rëndësia e pushimit, “attention residue” dhe shpërblimeve

Kur vjen puna te menaxhimi i kohës, njerëzit përgjithësisht ndodhen në dy ekstreme. Ata janë ose përtacë që i ikën shumica e ditës pa arritur gjë, ose over-achievers, pra që përpiqen të arrijnë jashtëzakonisht shumë, ndonjëherë përtej mundësisë njerëzore.
Shpesh, ne nuk arrijmë ta menaxhojmë kohën mirë sepse:

  • mbivlerësojmë aftësitë që kemi për të plotësuar një task
  • nënvlerësojmë kohën e nevojshme për kryerjen e një veprimi
  • nuk marrim mjaftueshëm pushime të vogla, të ndara përgjatë ditës
  • nuk marrin në konsideratë “attention residue”

Attention residue, ose vëmendja e mbetur, është koha që duhet konsideruar ndër tasket dhe përgjegjësitë gjatë ditës. Pas përfundimit të një task, neve na nevojiten mesatarisht 10-15 minuta për të rinisur një tjetër. Nëse nuk llogarit këtë kohë, mund të jesh duke  nënvlerësuar rëndësinë e pushimit në menaxhimin e kohës, qoftë time blocking apo me metoda të tjera.

Sado të pëlqejë puna, dega që po studion apo hobi i ri që ke ndërmarrë, ne nuk duhet të minimizojmë rëndësinë e kujdesit për veten. Për t’u siguruar që po vlerëson siç duhet punën dhe kohën tënde, pusho herë pas here dhe pse jo, shpërble veten qoftë me një pije që të pëlqen, lexo dicka, shih një video që të bën për të qeshur, apo telefono një mik që gjithmonë të gëzon kur i dëgjon zërin. Këto janë disa nga mënyrat e menaxhimit të kohës në mënyrë efektive. Ke ndonjë metodë të provuar të time management që dëshiron ta ndash me ne?

Mëso më shumë te Prenotoj.al.