Kjo është rubrika e re nga Gazeta Çelësi. Përmbledhja javore Çelësi e punëve, real estate, makina në shitje dhe mobiljeve për shtëpi. 3 njoftime për secilën kategori. Të qenit zgjedhja juaj e parë, na obligon të vijojmë të jemi edhe zgjidhja juaj më e mirë! Regjistrohu këtu dhe merr përmbledhjen javore në email tënd.

Punësohu

GRAPHIC DESIGNER

Graphic House kërkon të punësojë graphic designer (femër) për në showroomin më të ri. Mosha 23- 35 vjeç, pa angazhime familjare. Të zotërojë paketën Adobe, Adobe Ilustrator dhe Photoshop. Paga e negociueshme sipas aftësive, sigurime të paguara + orë shtesë të paguara & bonuse.

MENAXHER SHITJESH

Kompania Trust Distribution shpk kërkon të punësojë menaxher shitjesh për zonën e Jugut, Tiranën dhe Veriun. Paga super e kënaqshme.

ITC DIRECTOR (Tiranë ose Vlorë)

Senior Manager duhet te jete nje web technologist i cili kupton se ne ç’nivele eshte teknologjia dhe projeksioni per te ardhmen. Personi duhet te jete vazhdimisht i azhornuar me teknikat e zhvillimit te software-ve, e njekohesisht te kuptoje nevojat tregtare te nje biznesi ne rritje. Senior Manager do te jete pergjegjes per planet strategjike, menazhimin e burimeve njerezore, zgjidhjet dhe programet e IT. Planet do te reflektojne ndryshimin teknologjik dhe tregtar ne periudhen e implementimit.

Profesionisti ideal, qe po kerkohet per kete pozicion, duhet te kete nisur karrieren e tij/saj si zhvillues isoftware-ve, per me pas te kete kaluar ne pozicion drejtues ne nje ambjent zhvillimi te software-ve J2EE (dhe mundesisht Microsoft .Net). Pozicioni i punes kerkon nje menazher me pervoje ne drejtimin e stafit zhvillues te software-ve dhe projekteve teknologjike. Si ne cdo pozicion pune ku i raportohet drejt per drejt bordit drejtues eshte e domosdoshme qe profesionisti te kete aftesi te larta komunikimi, prezantimi dhe dokumentimi.

Aftësitë e kërkuara

  • Komunikim i shkelqyeshem, me shkrim dhe me goje ne gjuhen shqipe dhe italiane (njohja e gjuhes anglezeperben avantazh), ne menyre qe te nderlidhet me njesite kryesore te biznesit, si dhe me bordin drejtues tesaj.
  • Eksperience pune menazhuese (5+) si menazher i grupeve zhvilluese te software-ve dhe projekteve te teknologjise
  • Njohuri J2EE
  • Njohuri .NET te Microsoft (perben avantazh)

Shih të gjitha njoftimet e punës këtu

Real estate

2+1 

Jepet me qera 2+1 për vajza studente, 80 M2, hyrje e kompletuar dhe arreduar. (Ose shitet me çmim të arsyeshëm).

Rr. “Kongresi Manastirit”, pranë shkollës Çajupi | 80M2 | 30.000 lekë

Dyqan me qera

Jepet me qera dyqan, 17 M2, me tualet, ambient i rregulluar, i përshtatshëm për rrobaqepësi, dentist, zyrë, etj.

Rr. “Bilal Xhaferi”, mbrapa shtëpisë së Ofertave, në zonë të mirë | 17 M2 | 23.000 lekë

Truall ndërtimi

Truall në qendër të Tiranës 225 m katrorë me çmim shumë të mirë. Pas hotel “Mondial”. I përshtatshëm për ndërtim e çdo veprimtari biznesi. Shitet ose jepet me qera, gjithashtu trualli mund të ndërrohet me objekte të tjera  |  1500 €/m2  |  Të interesuarit të kontaktojnë në numrat e cel 🙂

  • Truall në qendër të Tiranës pas hotel “Mondial”
  • 225m2
  • I përshtatshëm për ndërtim e çdo veprimtari biznesi
  • Shitet / jepet me qera / ndërrohet me objekte të tjera

Shih të gjitha njoftimet e pronave të patundshme këtu

GJITHÇKA PËR SHTËPINË

Piano

Piano elektrike për fëmijët me talent muzikor. Me bateri, në gjendje shumë të mirë | vetëm 1000 lekë

Soxholino Chicco

Soxholino i kuq unisex, i rehatshëm dhe spacioz, për mosha deri 13 kg | 2500 lekë

Pikturë origjinale

Shto art në shtëpinë tënde me një pikturë origjinale. Peisazh i këndshëm, i përshtatshëm për dhoma dhe arredime të ndryshme, piktura vjen me kornizën e saj ngjyrë argjendi | 3000 lekë

Shih njoftimet për gjithçka për shtëpinë këtu

Auto Moto

Makinë Qyteti

Volkswagen Golf 5 plus | Viti i prodhimit 2007  | 5.000 euro

  • 200.000 km
  • Kambio automatike
  • Me naftë
  • 5 dyer, 5 vende,
  • Ngjyrë gri
  • Të gjitha të përfshira

Audi Portobagazh

Makinë në gjendje të shkëlqyer, 215.000 km, kambio manuale, naftë, 5 dyer, 4 vende, ngjyra: blu e erret, ESP, dritare elektrike, airbag për shoferin dhe pasagjerin, kondicioner, radio me cd, gomë rezervë, pasqyra elektrike, mbyllje elektrike.

Kolaudim të sapo bërë | 3.000 euro i diskutueshëm

  • Audi A4 me portobagazh
  • 1.9 nafte
  • Viti i prodhimit 2003
  • 215.000 km
  • Kambio manuale
  • 5 dyer, 4 vende
  • Blu e errët
  • ESP, dritare elektrike, airbag për shoferin e pasagjerin, kondicioner, radio me cd, gomë rezervë, pasqyra elektrike, mbyllje elektrike

Scooter

Piaggio 2010 në gjendje të shkëlqyer. 14.000 km, benzine, ngjyrë e zezë, baule e përfshirë. Blerë me zero km. Shërbimet të gjitha të dokumentuara dhe me pjesë origjinale. | 3.500 Euro

  • Piaggio 2010 në gjendje të shkëlqyer
  • 14.000 km
  • Benzinë
  • Ngjyrë e zezë, baule e përfshirë
  • Blerë me zero km
  • Shërbime të dokumentuara
  • Me pjesë origjinale

Shih të gjitha njoftimet e makinave këtu

Shpresojmë që të keni gjetur oferta interesante në këtë përmbledhje.

Nëse ju pëlqeu kjo përmbledhje, mund t’ju pëlqejë artikulli Sa rëndësi ka diversiteti për Çelësi Media Group? Intervista në Monitor.al dhe Një karrierë në Energjinë Green? Bëhu pjesë e ndryshimit. Mundeni gjithashtu të na ndiqni në Facebook dhe Instagram.