Prenotoj.al është një platformë gratis nëpërmjet së cilës ti mund të përzgjedhësh mes qindra shërbimeve dhe bizneseve për të prenotuar specialistin tënd të preferuar, në orën dhe ditën që dëshiron.

Nuk ke më nevojë të ndjekësh tutorials në YouTube për të mësuar si të:

  • presësh flokët e tua apo të partner-it/es
  • kesh dhëmbë më të bardhë
  • bësh maska fytyre me mjete rrethanore.

Shumë prej nesh do dyndemi në dyert e dentistëve e parukiereve, duke rrezikuar kështu krijimin e rradhëve të gjata.
Nëse karantina na imponoi qëndrimin online, pse mos ta përdorim këtë prakticitet për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme?

Zgjedhjen që nuk përfshin humbjen e kohës dhe parave apo telefonatat e tejzgjatura.

Platforma Prenotoj.al është ndërtuar duke të pasur TY në mendje.

  • Ti nuk dëshiron të shpenzosh kohë, energji, para në mënyrë të kotë.
  • Dëshiron të evitosh telefonata të panevojshme. Dëshiron të  evitosh kalimet e panumërta nga aplikacioni në aplikacion për një shërbim të vetëm, dreqi e marrtë!
  • Të pëlqen të kesh shumë mundësi zgjedhjeje, pa qenë nevoja të telefonosh për të lënë orar.
  • Nuk do të humbasësh takimin sepse, oops, t’u kujtua në moment të fundit. Na ka ndodhur të gjithëve, mos u bëj merak. Ti do të kesh mundësi riskedulimi në rast se të del diçka e papritur.

Nga shëndeti tek estetika, nga dentisti te parukierja, nga psikologu tek avokati, e deri te shërbimet utilitare në shtëpi, kurseji kohë dhe energji vetes. Platforma e sigurtë dhe praktike Prenotoj.al garanton takimet për ty, duke evituar surprizat e pakëndshme.

Jo vetëm kaq, por ti do të njoftohesh disa orë para takimit, duke të ndihmuar kështu në ndjekjen me përpikmëri të kalendarit tënd.

Ne dëshirojmë që marrëdhëniet mes bizneseve dhe klientëve të tyre të lulëzojnë, duke u mundësuar të dyja palëve optimizimin e kohës dhe cilësisë së komunikimit.

Prenotoj.al është pjesë e Çelësi Media Group dhe përbëhet nga një skuadër kreative e apasionuar pas shërbimeve inovative që përmirësojnë përditshmërinë tënde, prakticitetit, produktivitetit e fleksibilitetit maksimal. Për ty!

Nëse të pëlqeu projekti ynë i ri dhe të ngjallëm kuriozitetin, zbulo më shumë këtu.