Pse puna si konsulent inbound në Assist Digital është ideale?

Mund të jetë e vështirë të zgjidhni vendin e përsosur të punës. Jo vetëm që puna duhet të jetë e përshtatshme për ju, por kultura e ndërmarrjes është po aq e rëndësishme.

Ju kaloni rreth një të tretën e jetës suaj në punë! Kështu që ka kuptim të zgjidhni një mjedis pune ku ndiheni të kënaqur, të mbështetur dhe pjesë e një komuniteti. Kjo është pikërisht ajo çfarë ne ofrojmë për punjonjësit tanë.

Ne jemi një ndërmarrje ndërkombëtare e specializuar në shërbimin ndaj klientit. Mes të tjerash, ne hartojmë, menaxhojmë, ndihmojmë në krijimin e një përvoje sa më të këndshme për klientët tanë.

Ne përdorim risitë për të përmirësuar përvojën e klientit dhe performancën e biznesit. Me mbi 2,000 bashkëpunëtorë dhe shërbime aktive në 10 vende, sot ne përfaqësojmë një kombinim unik të funksionimit CRM me shumë kanale, Dizajnit të Përvojës së Përdoruesit dhe aftësive teknologjike.

Si pjesë e zgjerimit tonë ndërkombëtar, ne jemi duke ndërtuar një ekip ekselence në selinë tonë të re operacionale në Tiranë, Shqipëri.

Ju ofrojmë:

-Pagë e garantuar 330 lekë/ora

-Trajnim me pagesë

-Mjedis pune dinamik

Për tu bërë pjesë e skuadrës tonë është shumë e thjeshtë. Mjafton të jeni të motivuar dhe të dini një gjuhë të huaj si: gjuha italiane.

Aplikoni tani si konsulent inbound duke klikuar këtu dhe bëhuni pjesë e Assist Digital.

PËRFITIMET KRYESORE TË TË  PUNUARIT ME NE

1. Mundësitë dhe zhvillimi i karrierës

Me anë të programeve tona të ndryshme të trajnimit, të disponueshme për punonjësit ju keni mundësi për t’u zhvilluar dhe rritur në karrierë. Falë gjerësisë së roleve në dispozicion në ndërmarrjen tonë, ka më shumë të ngjarë të jeni në gjendje të bëni lëvizje horizontale dhe të provoni role të ndryshme. Gjithashtu keni më shumë mundësi për rritje në detyrë falë llojshmerisë së roleve.

2. Pagesa

Ajo cfarë na diferencon ne si ndërmarrje është edhe shpërblimi që i japim punonjësve tanë. Ne e vlerësojmë punën e tyre të palodhshme, pasi shërbimi ndaj klientit është një punë e bukur sa dhe e sfiduese, për këtë arsye ne sigurohemi që punonjesit tanë të mbeten të kënaqur nga pagesa dhe bonuset e vazhdueshme.

3. Profesionistët

Në Assist Digital kemi një grup të madh talentesh, dhe zakonisht tërheqim më të mirët nga më të mirët. Kjo do të thotë që ju do të keni mundësinë të mësoni nga njerëz të cilët  janë ekspertë në fushën e tyre, gjë që është e shkëlqyeshme për zhvillimin tuaj profesional dhe personal.

4. Komunitet gjithpërfshirës

Diversiteti në vendin e punës është i dobishëm si nga këndvështrimi profesional, në atë që do të takoni një gamë të gjerë njerëzish me aftësi të larmishme, dhe nga këndvështrimi personal, në atë që ka një grup të madh njerëzish për t’u bërë miq dhe për t’u shoqëruar me ta. Cilido qoftë interesi juaj, me siguri do të gjeni dikë me hobi të ngjashëm si ju në Assist Digital.

5. Zyrat

Zyrat tona janë ndërtuar në atë mënyrë, që punonjësit tanë të ndihen sa më komfort, të motivuar për punë dhe të relaksuar. Me ambiente të hapura duke arritur kështu bashkëpunimin me njëri-tjetrin dhe krijimin e një mjedisi pune të ngrohtë.

Ne në Assist Digital kemi vite që krijojmë një përvojë të shkëlqyer jo vetëm për klientët tanë, por edhe për punonjësit.

Punët në shërbimin ndaj klientit në Assist Digital janë të pasura dhe përmbushëse për një mori arsyesh të ndryshme. Duke filluar prej aftësive që mësoni në punë dhe ndryshimin që mund të bëni në jetën e dikujt tjetër. Ne kemi bashkuar një listë të vogël të arsyeve pse shërbimi ndaj klientit mund të jetë një nga rrugët më të dobishme të karrierës për të ndjekur.

1. Të parët në ndihmë

Të qenit pika e parë e kontaktit për klientët është një pjesë e madhe e çdo karriere të shërbimit ndaj klientit. Qoftë përmes telefonit, personalisht ose përmes postës elektronike, të jesh përfaqësues i shërbimit ndaj klientit të jep fuqinë për të ndihmuar njerëzit e dorës së parë. Si dhe për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë të paçmuar me publikun.

2. Komunikimi i qartë

Komunikimi është një aftësi e cila e ndryshon lojën në favorin tuaj kur bëhet fjalë për karrierën. Të mësosh të komunikosh në mënyrë efektive është një aftësi që nuk mund ta përdorësh vetëm për të shkëlqyer në punë por edhe në jetën personale.

3. Të mësoni aftësi teknike

Puna në shërbimin ndaj klientit në Assist Digital do t’ju njohë me një numër sistemesh të ndryshme operative dhe programe. Këto të fundit do të jenë të dobishme jo vetëm në shërbimin ndaj klientit inbound, por edhe në karriera dhe role të tjera që mund të keni më vonë në jetë.

Këto sisteme operative, sistemet PC, programet specifike të të dhënave, platformat e menaxhimit të klientit do e bëjnë punën shumë më të lehtë.

4. Ndërveprimi njerëzor

Shumë pozicione pune këto ditë përfshijnë pak ose aspak ndërveprim njerëzor. Të qenit në një rol siç është konsulent inbound, do të thotë që të ndërveprosh me njerëzit ditë për ditë, duke e bërë këtë karrierën perfekte për të gjithë ata të cilët kënaqen të bisedojnë, të ndihmojnë dhe ofrojnë një shërbim për të tjerët.

 

Assist Digital Digital  është këtu për ju! Aplikoni duke klikuar këtu dhe bëhuni pjesë e skuadrës sonë si konsulent inbound në Tiranë. #ThinkDigitalThinkAssist