E ardhmja e punës

Teksa teknologjia vazhdon të avancojë me hapa galopantë, do ishte mëse e mundur që punonjësit të zhvillonin detyrat dhe takimet e nevojshme nga rehatia e shtëpisë së tyre. A do kthehej puna nga shtëpia në normë, në vend të të qenit përjashtimi nga rregulli? Deri kur do vazhdonte izolimi dhe çfarë efekti do shfaqte në ekonomi, në karrienën tonë, por edhe në shëndetin mendor të individëve?Nëse shumica e punonjësve do të ktheheshin në zyrë, cilat do ishin masat e sigurisë dhe distancimit social që do ndiqeshin? A do hasnin vështirësi kompanitë për të realizuar këto masa, për punonjësit dhe për klientët e tyre?

Për t’ju ndihmuar sadopak gjatë karantinës, në bashkëpunim me Dr. Fleura Shkëmbi, Psikologe klinike dhe Hipnoterapiste, kemi publikuar guidën rreth sinjaleve paralajmëruese, mënyrave e aktiviteteve për të minimizuar stresin, specifikisht gjatë COVID-19.

Masat e sigurisë pas rikthimit në zyrë

Njerëzit janë qenie sociale dhe shumë persona e kanë përjetuar keq izolimin. Me lirimin e masave shtrënguese, shumë prej nesh i janë rikthyer me dëshirë punës në zyrë. Në shumë biznese janë riorganizuar disa nga vendet e punës, në mënyrë që të respektohet distanca sociale e përcaktuar nga autoritetet përkatëse. Në çdo zyrë dhe në ambientet e përbashkëta, janë vendosur doreza, maska, e dezifektues për duart me përqindje alkooli më të lartë se 60%.Gjithashtu, zyrat dezifektohen çdo ditë nga kompanitë përkatëse për dezifektimin e ambienteve.Duke ju referuar pikës së fundit, është më e nevojshme se kurrë të sigurohemi për pastërtinë dhe higjienizimin e ambienteve ku qëndrojmë, sidomos atyre ku shpenzojmë pjesën më të madhe të kohës sonë, si shtëpia apo zyra.

Si të sigurohemi për pastërtinë e ambienteve të përbashkëta?

Fatmirësisht, në Tiranë ka disa kompani pastrimi të cilat operojnë me profesionalizëm dhe korrektësi maksimale.Përveç respektimit të masave ligjore të përcaktuara, investimi në procese të tilla është një detyrë morale në të mirë të të gjithë komunitetit.Kompanitë e dezifektimit dhe pastrimit ofrojnë:

  • Heqjen e organizmave të dëmshme për shëndetin tonë
  • Parandalojnë infeksionet
  • Ngadalësojnë shpërndarjen e infeksioneve apo viruseve
  • Pastrim të thellë duke evituar përdorimin e mjeteve apo produkteve toksike

Këto shërbime kryhen me anë të produkteve dhe makinerive inovative, duke respektuar të gjitha standartet e kërkuara nga shteti shqiptar në këto kohë pandemie, si dhe duke plotësuar standartet europiane.Siguria e mjedisit dhe e ambienteve të përbashkëta është më e rëndësishme se kurrë për të evituar maksimalisht rikthimin e pandemisë në gjendje të papërballueshme dhe gjendjen e izolimit, bllokimin e ekonomisë, nevojën e lejeve të daljes, etj.

Mënyra më e mirë për të gjetur kompaninë e duhur dhe për të rezervuar

 

Sigurisht, përveçse për mjedisin, për secilin prej nesh ndjesia e të qënit të sigurtë është kyç për shëndetin tonë mendor si studentë, punonjës, partnerë, qytetarë. Duke marrë parasysh ngarkesën e kompanive të pastrimit në këto kohë, faqja më e re Prenotoj.al mundëson kryerjen e rezervimeve brenda një sistemi të vetëm, duke i thjeshtuar punën të dyja palëve.

  • Mund të shihni disponueshmërinë e shërbimeve që dëshironi. Brenda një programi unik, zgjidhni të preferuarin tuajerrni shërbimin pa qenë nevoja për të telefonuar.
  • Nga higjiena te estetika te zbavitja, mund t’i kurseni kohë dhe energji vetes duke zgjedhur Prenotime.al. Software është i sigurtë dhe ju garanton takimin, pa surpriza e keqkuptime.

Nëse dëshironi të ofroni më të mirën për punonjësit tuaj, nëse doni një shtëpi të pastër, një ambient të dezinfektuar nga profesionistë, shikoni këtu listën e kompanive të pastrimit.