“Po kërkon një punë me pagë ndër më konkurueset në treg, trajnime të vazhdueshme dhe një ambient pune tepër motivues?

Mos kërko më gjatë! Agjencia e Rekrutimit Profesionisti po rekruton “Konsulentë Shitje” në emër të Klientit BlueMagic Group, themeluar në UK. 

Nëse zotëron gjuhët Italiane dhe Angleze në nivel shumë të mirë dhe ke pasur eksperiencë të mëparshme në shitje ose call center, apliko!

Dërgo CV te rekrutim@profesionisti.al ose kontakto: +355 68 208 1362.”

Ky ishte në vija të përgjithshme teksti i krijuar nga skuadra e Agjencisë së Rekrutimit Profesionisti për të ngjallur interes tek punëmarrësit potencialë. Procesi ishte intensiv dhe i mbushur me të dhëna interesante dhe mësime, të cilat do i ndajmë me ju më poshtë.

Duke rekrutuar për: BlueMagic Group

Me mbi 15 vite eksperiencë me klinikën në Stamboll, Blue Magic Group është një klinikë me HQ në Angli e cila po kërkonte staf për lokacionin e tyre më të ri në Tiranë. Me mbi 20,000 operacione të kryera me sukses në të gjithë botën dhe një dedikim ndaj shërbimit të klientit, Blue Magic Group ofronte pagesa dhe bonuse ndër më konkurueset në treg, por edhe kishte goxha kërkesa për aplikantët.

Pozicioni për të cilin po rekrutonim: Sales Medical Consultant

Një sales medical consultant është përgjegjës për t’i ofruar klientit final (personit që kryen operacionin për mbjelljen e flokëve) eksperiencën më të mirë të mundshme. Mbjellja e flokëve është një temë delikate për shumë persona, ndaj aftësitë e shkëlqyeshme të komunikimit ishin një “must” (të domosdosshme) për këtë rol.

Duke marrë parasysh që klientët janë të huaj, përgjithësisht nga vende të ndryshme europiane, aplikantët duhet të zotëronin shumë mirë gjuhët italiane dhe angleze. Të gjithë personave që kaluan në fazën e dytë të intervistimit iu kërkua të çertifikonin njohuritë e tyre gjuhësore.

Aftësitë bindëse dhe eksperiencat e mëparshme në shitje ishin gjithashtu kritere të detyrueshme, pasi konsulentët do duhet të ndiheshin të aftë të bindnin personat e interesuar të zgjidhnin pikërisht BlueMagic Group. Pasi personat kishin shfaqur interes paraprak, komunikimet nuk ishin “cold calls” (pa shfaqje interesi të mëparshme) çka e bënte pozicionin më interesant dhe një mundësi tepër të mirë për avancim në karrierë.

Procesi i intervistimit dhe punësimit

Burime: Aplikimet erdhën me anë të publikimit të banner në faqen e Gazetës Çelësi, promovimit të pozicionit në Facebook dhe LinkedIn, kontaktimi i databazës me email campaign, si dhe fushata në terren. Totali i shpenzuar për promovimin e pozicionit dhe gjenerimin e interesit të aplikantëve është 57.246 lekë.

Total: 1481

Përgjedhur: 40

Përzgjedhur pas intervistës së dytë: 7

Punësuar: 4

Ky proces nga momenti i publikimit të njoftimit deri në punësimin e aplikantëve zgjati 6 javë.

Assignment: Në fazën finale, të përzgjedhurve ju dha kjo kërkesë:

  1. Write a Cover Letter (2 pages minimum) where you demonstrate or highlight certain aspects of your career, experience, and personal skills that are directly relevant to this job opportunity at BlueMagic Group.
  2. Create a 10-minutes presentation, in written or PowerPoint format, explaining your understanding of the company and its mission. You will also present this assignment in the first 10 minutes of the final interview with the stakeholders.

Ky assignment (ushtrim) u dha për të krijuar një pamje më të qartë dhe të thelluar të aftësive të kandidatëve.

Po, procesi ishte i gjatë dhe i thelluar, por me një mundësi tepër interesante për rritje në karrierë dhe pagë mesatare 2.750 euro, pozicioni dhe “mundi” ja vlente që çke me të.

Shih videon e mëposhtme.

Dëshiron të punësohesh? Lexo 4 këshillat e mëposhtme nga Sector Manager, Ana Abazi

ana abazi

1. Konsidero një karrierë në business development

Një karrierë në zhvillim biznesi është një mundësi mjaft e mirë për të zhvilluar aftësitë ndërpersonale dhe negociuese.

Mundëson strukturë, disiplinim në menaxhimin e kohës, objektiva të qarta. Përveç kësaj, zhvillon inteligjencën emocionale.

Kërkesat e shoqërisë shqiptare kanë evoluar me kohën. Konsumatori ka tashmë eksperiencë. Ai nuk është më thjesht në kërkim, por në kërkim të një shërbimi ekselent. Por a ka mjaftueshëm specialistë të zhvillimit të biznesit? Zgjidhja më e mirë që mund t’i jepet këtij ngërçi mes kërkesës dhe ofertës? Orientimi i duhur i karrierës në bazë të aftësive, talenteve dhe pasioneve që çdo i ri shqiptar mbart, si dhe orientimi drejt një fokusi e planveprimi të qartë (result-oriented).

2. Mos u fokuso tek emri i pozicionit, por tek arritja e rezultateve

Orientohuni nga bindjet dhe gjykimet personale për zhvillimin e vetvetes dhe jo nga standarti i një statusi “fiktiv” i një pozicioni në administratë. Numri i specialistëve të punësuar është pasojë dhe rritet vetëm në sajë të rezultateve të shkëlqyera që një ekip i mirë sjell.

3. Investo tek vetëbesimi

Punoni në mënyrë konstante me vetëbesimim. Besoni te vlerat që mbartni.

Çdokush prej nesh në përditshmërinë e tij është në luftë konstante me frikën e brendshme që kemi ndaj të panjohurës. Për shkak të së kaluarës sonë historike, vërehet shpesh një tendencë drejt identifikimit të problemeve dhe jo të zgjidhjeve.

Sa më shumë edukohemi drejt një mendësie pozitive, sa më shumë të zgjasim dorën për zgjidhje, aq më shumë do të na ndjekë suksesi. Suksesi është pasojë e punës, fokusimit dhe pasionit që ne zhvillojmë drejt një fushe të caktuar. Për të qenë i suksesshëm, duhet të guxosh të ndërmarrësh hapa besimplotë.

4. Bëj gabime

Askush nuk duhet të ketë frikë nga gabimet.

Nëse nuk bëjmë gabime, nuk mësojmë të gjejmë zgjidhje.

Askush nuk është perfekt në planifikim. Asnjëherë nuk mund t’i shmangesh faktorëve të jashtëm apo gabimeve njerëzore. Ai që gabon është një njeri që ka marrë një iniciativë. Duke pasur frikë nga gabimet, i mohojmë vetes mundësinë për të qenë të suksesshëm.