Nëse të pëlqen makeup apo nëse i pëlqen të dashurës tënde, shanset janë të larta që ke dëgjuar për Sephora.

Sephora konsiderohet parajsa e “makeup lovers”, pasi ofron një përzgjedhje të përkryer të firmave më në zë dhe produkteve të kujdesit për veten.

Programi i tyre i shpërblimeve numëron më shumë se 17 milionë përdorues besnikë!

Klientët fitojnë shpërblime për çdo blerje. Ata mund të:

  • përdorin pikët e mbledhura si para,
  • përfitojnë ulje,
  • blejnë gift cards për miqtë e tyre,
  • fitojnë edicione të limituara produktesh.

Si Sephora, por me 90+ biznese e shërbime, Karta Extra është risia që mundëson shpërblimin e besnikërisë me pikë, të cilat përkthehen në vlera monetare.

Po po, fiton duke shpenzuar.

Sot do ndajmë disa këshilla si mund të përfitosh maksimalisht duke qenë pjesë e Kartës Extra.

Përfito nga shumëllojshmëria e zgjedhjeve

Mund të zgjedhësh nga varieteti i shërbimeve dhe bizneseve si: dyqane optike, coffee shops, farmaci, kancelari, veshjet më trendy, SPA, pajisjet më të fundit high-tech, ushqimet më të shijshme etj. Me mbi 90 dyqane në Tiranë, është e sigurtë se ka diçka për çdokënd, bazuar në nevojat e dëshirat e gjithsecilit.

Nuk ke më arsye të mbushësh portofolin me qindra karta të çdo biznesi. Në 90+ biznese, shfaq Kartën Extra dhe fiton menjëherë pikë për blerjen.

karta jote e besnikërisë karta extra piket e kartes

Po, kemi edhe meme 🙂

Shpenzo dhe mblidh pikët në mënyrë strategjike

Çfarë do të thotë kjo?

Think smart, not hard.

Pikët e mbledhura mund t’i shpenzosh te secili dyqan i rrjetit. Vendndodhja e pikëve të fituara nga shërbimi që ke marrë apo produkti që ke blerë nuk është limituese. Në momentin që mbledh një sasi pikësh, kjo sasi kthehet në sasi parash (1 pikë barazohet me 1 Lek).

Le të themi, ti mund të përfitosh shumë pikë duke bërë një blerje të konsiderueshme: një kostum elegant, celularin e ëndrrave me të gjithë aksesorët e nevojshëm, mobilje për shtëpinë tënde të re etj.

P.sh. Shtëpia e Ofertave njihet prej vitesh si një zgjidhje shumë e mirë për të apasionuarit pas “vintage”. Nga makineritë e kafesë te pikturat, e deri te krevatet për bebe, zgjidhjet janë të panumërta. Ti mund të mbledhësh shumë pikë me një blerje atje, por kjo nuk do të thotë patjetër se do të duhet t’i shpenzosh aty një herë tjetër. Mund t’i harxhosh për një produkt të një kompanie tjetër që të pëlqen. Zgjedhja është e jotja! Ke mbi 90 opsione. Sa më shumë blerje që kryen, aq më shumë pikë mbledh dhe aq më shumë mund të blesh.

Babagjyshi Karta Extra

Jo, nuk kanë ardhur Krishtlindjet akoma, por Karta Extra po. Në faqen tonë në Instagram, zhvillojmë shpesh konkurse. Duke pasur kartën, pa shpenzuar asgjë bëhesh pjesë e giveaway dhe mund të fitosh dhurata.

Disa prej fituesve të fundit kanë përfituar:

  • Kupon 5000 Lekë, vetulla LVL (Length Volume Lift), manikyr gel për thonjtë
  • Skincare giveaway, set për kujdesin e fytyrës
  • Produkte të dekorit të shtëpisë
  • Librat e fundit apo ato klasikët që duhet të jenë pjesë e çdo shtëpie, kupon me vlerë 5000 Lekë
  • Kozmetika natyrale dhe koleksione të personalizuara, kupon me vlerë 10.000 Lekë

Përzgjedhja është rastësore nga një program i posaçëm dhe kryhet live në një ditë dhe orar të njoftuar më parë në rrjetet tona sociale.

Email yt është një burim thesaresh

Shpesh disa nga bizneset e rrjetit ofrojnë zbritje vetëm për kartëmbajtësit! Duke pasur Kartën Extra, ti mund të përfitosh oferta ekskluzive. Këto oferta mund të jenë në formën e uljeve ose si shtim pikësh në kartë, pra një numër më të lartë pikësh se zakonisht për të njëjtën blerje. Mund të fitosh 50% ulje, 40 pikë në vend të 20, dyfishim pikësh, etj. Ofertat ekskluzive janë një mënyrë shumë e mirë për të përfituar maksimalisht nga karta jote magji-bërëse 🙂

Dhuro, dhuro, dhuro

Një qiri nuk humb asgjë kur ndez një qiri tjetër. (A candle loses nothing by lighting another candle.)
– James Keller

Studimet kanë treguar se akti i të dhuruarit na bën më të lumtur sesa marrja e dhuratave. Mund të përfitosh nga pikët e tua për t’i bërë një dhuratë “pa ndonjë rast të veçantë” një familjari, mikut të afërt apo personit të zemrës.
Nëse zgjedh një nga bizneset e rrjetit për të gjetur dhuratën (Le Futur ka disa nga dhuratat më të veçanta), pikët i merr ti, por gëzimi është i dyfishtë, i ndarë mes teje dhe personit që merr dhuratën.

Shpresojmë që kjo guidë rreth përfitimit maksimal nga programet e besnikërisë t’ju ketë ndihmuar. Nëse dëshironi të pajiseni me Kartën Extra, ajo është falas dhe mund të mësoni si ta përfitoni këtu.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth programeve të besnikërisë, mund t’ju pëlqejë 80+ ide nëse ke Kartën Extra, por nuk di ku dhe si ta përdorësh dhe 6 arsye pse duhet të marrësh Kartën Extra. Mundeni gjithashtu të na ndiqni në Facebook dhe Instagram.