E kuptojmë që e keni me nxitim, prandaj nuk do të zgjatemi shumë. Kjo listë është për ju, që ju doli dikush nga mendja, që harruat tërësisht, që u kujtuat po s’u bëtë mbarë. Keni pak ditë kohë deri në fund të vitit për t’i bërë punët si duhet. Le të fillojmë.

Lule nga Bota e Luleve

Dhuratë vërtet e momentit të fundit për dikë që s’keni raport domethënës ose që ju ka dalë tërësisht nga mendja. Zgjidhni një kompozim që ju pëlqen nga Bota e Luleve dhe shoqërojeni me një kartolinë urimi. Kështu godisni dy zogj me një gur. E para lulet u pëlqejnë të gjithëve; janë të bukura për t’u parë, shërbejnë si dekor dhe mbajnë aromë të mirë. Së dyti, një kartolinë e ndjerë do ju tregojë gjithmonë mirë, kjo nuk lë hapësirë për diskutim.

Set i personalizuar nga Italpharma

Italpharma ju jep mundësinë të krijoni setin tuaj me produkte dermokozmetike dhe vitamina duke nisur nga 1.000 lekë. Në këtë mënyrë mund t’i dhuroni ekzaktësisht çfarë do i pëlqente motrës, kunatës, mamit, koleges apo asaj kushërirës që kthehet në Shqipëri dy herë herë në vit. Kur thonë “mendimi ka rëndësi” e kanë fjalën për këtë lloj dhurate, sepse jeni menduar dhe munduar që të zgjidhni çfarë do i pëlqente marrësit.

Tortë red velvet nga Sophie Caffe

Një ndër ëmbëlsirat protagoniste në banakët e Sophie Caffe është torta red velvet e butë si sfungjer e me kremin më të shijshëm në qytet. Mund të porosisni një tortë të plotë dhe t’ia dhuroni njeriut tuaj të preferuar. Viti i Ri vjen vërtet me bakllava, por jetojmë në një botë të lirë. Mund të hamë dhe red velvet nëse duam.

Produkte organike nga Natyral Vita Europe

Dhuratat më ekonomike në këtë listë, janë edhe më të dobishmet. Natyral Vita ka përgatitur disa sete me produkte të ndryshme si për shembull shampo trupi, sapun i lëngët duarsh, krem trupi dhe duarsh, të gjitha me aromë gardienia, të gjitha 800 lekë. Si ky set ka dhe të tjerë, me çmime në këtë bosht. Gjithashtu, shumë produkte i gjeni me 50% ulje. Falni dhurata organike, falni dashuri këtë fundvit.

Veshje të rehatshme nga Pelinku Store

Dy fjalë: Tutë dhe pantofla. Dyshja e njohur edhe si “veshja më e rehatshme në botë.” Pelinku Store ofron mundësi të shumta, si për kostume sportive, si për pantofla, që mund t’i kombinoni bashkë dhe t’ia dhuroni dikujt që nuk bën kompromis kur vjen puna te rehatia. Pelinku ka çmime goxha ekonomike dhe materiale të mira, kështu fitoni edhe ju, dhe marrësi. 

Libër nga Librari Arts

Në të njëjtën venë si lulet, edhe librat janë një dhuratë e pagabueshme. Nëse keni dëgjuar dikë të përmendë një titull që dëshiron ta lexojë ky është momenti juaj. Nëse jo, mund të dhuroni librin tuaj të preferuar. Ne ju rekomandojmë “Duke kërkuar Itakën,” vëllimi i plotë poetik i Frederik Rreshpjes. 

Boks Wireless nga Sky Life Electronics

Ky është një nga ato produkte që nuk e di që të nevojitet deri në momentin që e bën tëndin. Filmat dhe muzika shijohen ndryshe kur një pajisje si Awei Wireless Speaker Soundbar bën shpërndarjen optimale të tingullit. Është dhurata ideale për çifte të rinj ose për njerëz që sapo janë shpërngulur në shtëpi të re. 

Shporta e dhuratave nga Marketi Im

Marketi Im ofron shporta të mbushura me produkte të shijshme, të paketuara dhe gati për t’u dorëzuar plot dashuri në shtëpitë e të dashurve tuaj. Gjeni varietet madhësi shportash dhe çmimesh. 

Produkte pastrimi Attitude nga Ritual Beauty

Dhurata e një jete të shëndetshme konsiston në produktet e pastrimit nga Attitude. Ritual Beauty sjell një gamë të gjerë produktesh hipoalergjenike dhe të pastra për të mirëmbajtur shtëpinë dhe rrobat. Mund të vizitoni Ritual Beauty dhe të përzgjidhni disa produkte bazë për t’ia dhuruar personit të dhënë pas rregullit dhe pastërtisë. 

Mos harroni

Të gjitha dyqanet e përmendura janë pjesë e Kartës Extra dhe mund të grumbulloni pikë në çdo blerje. Teksa blini dhurata për të dashurit tuaj, i dhuroni vetes pikë që mund t’i përdorni më vonë si të ishin lekë. Besoj e keni mësuar tashmë që një pikë është e barabartë me një pikë. Pazare të mbara dhe gëzuar festat.