Më datë 21 Nëntor, në Edicionin e 14-të vit, Akademia Kult sjell mbrëmjen e madhe të ndarjes së “Çmimeve Kult”, të vetmet çmime kombëtare vjetore për fushat më përfaqësuese të artit dhe kulturës shqiptare.
Emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamorë, gazetarë dhe figura të ekranit do të përshkojnë tapetin e kuq të Çmimeve Kult.
Për Çmimet Kult 2018 janë 66 artistë të nominuar për 11 çmime të mëdha.
Në këtë edicion rikthehet çmimi për filmin më të mirë shqiptar me 6 të nominuar.
Mbrëmja Gala e cila do të mbahet në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse fillon në orën 20:00, dhe transmetohet live në Televizionin Kombëtar Klan Plus.
66 të nominuarit për 11 çmimet e mëdha janë si më poshtë:
AKTORI I VITIT
GAZMEND GJOKA me Humaxhuni tek “Rojat e Taxhit”
IGLI ZARKA me Alan Strang tek “Equus”
LULZIM ZEQJA me Baburi tek“Rojat e Taxhit”
RESHAT ARBANA me Babai tek “Babai”
ROBERT NDRENIKA me Profesor Toti tek “Mendohu Xhakomino”
TIMO FLLOKO me Psikiatri Martin Dysart tek “Equus”
AKTORJA E VITIT
EMA ANDREA me Znj. Strang tek “Equus”
ERJONA KAKELI me Infermierja tek “Equus”
INA GJONÇI me Blanche DuBois tek “Tramvaji dëshirë”
LUIZA XHUVANI me Lukrecia Borxhia tek “Lukrecia Borxhia”
OLTA DAKU me Shirli Valentina tek “Shirli Valentina”
YLLKA MUJO me Gabi tek “8 Femrat”
FILMI KULT
BLERTA ZEQIRI me “Martesa”
BUJAR ALIMANI me “Krom”
EDMOND TOPI me “Yjet e së ardhmes”
GENTIAN KOÇI me “Dita zë fill”
GJERGJ XHUVANI me “Engjëjt janë larg”
NAMIK AJAZI me “Amaneti”
REGJIA E TEATRIT
ALTIN BASHA me “Rojat e Taxhit”
ARTAN IMAMI me “Mashtrimi”
DRIADA DERVISHI me “Shirli Valentina”
HELIDON FINO me “5 Djelmoshat”
JONIDA BEQO me “Euridita”
SPIRO DUNI me “Babai”
INSTRUMENTISTI I VITIT
ARISTIDH PROSI në Violinçel nga “Camille Saint – Sawns – Koncert No.1 në la minor për violinçel dhe orkestër”
FLORIAN VLASHI në Violinë nga“Bach, Johann Sebastian Koncert për 2 violina Re minor”
JONELA GOLEMI në Flaut nga “Saint Sawns – Rondo Capriccioso për flaut dhe orkestër”
JONIAN KADESHA në Violinë nga “Ludwig Vag Beethoven – Koncert për violinë dhe orkestër në Re maxhor, Op.61”
KLAJDI SAHATÇI në Violinë nga “Aleksandër Peçi – Rapsodia Koncertante për Violinë, Piano dhe orkestër”
MERITA REXHA TËRSHANA në Piano nga “Aleksandër Peçi – Rapsodia Koncertante për Violinë, Piano dhe orkestër”
BALERINI I VITIT
ADELA MUÇOLLARI me Odette & Odille tek “Liqeni i mjellmave”
ANXHELO MUÇOLLARI me Fëmija tek “Exil- Déjà vu”
ELTON MERJA me Babai tek “Exil- Déjà vu”
ERVIS NALLBANI me Siegfried tek “Liqeni i mjellmave”
LEDIA SULAJ me Odette & Odille tek “Liqeni i mjellmave”
ROVENA SHQEVI me Nëna tek “Exil- Déjà vu”
KENGA E VITIT
ANXHELA PERISTERI me “E çmendur”
AURELA GAÇE me “S’mundem”
ELHAIDA DANI me “E ngrirë”
ELTON DEDA me “Fjalët”
EUGENT BUSHPEPA me “Mall”
MIRIAM CAMI & ALBAN SKENDERAJ me “Dhurata”
LIBRI ARTISTIK I VITIT
ARDIAN CHRISTIAN KYÇYKU me “Ati”
BESNIK MUSTAFAJ me “Biri i Adamit”
FLUTURA AÇKA me “Të ftuar në Rrethin e Dhjetë”
MIRA MEKSI me “Flutura mes gjinjve”
SADIK BEJKO me “Këngë të Solomonit”
ZIJA ÇELA me “Ora e Zooparkut”
LIBRI STUDIMOR I VITIT
ANILA OMARI me “Leksiku i Veprës së Pjetër Bogdanit”
BARDHYL DEMIRAJ me “Areali kulturor i Veriut në shek. XVI-XIX”
EVALDA PACI me “Studime mbi tekstet e vjetra shqipe”
LAURA SMAQI me “Kaleidoskop”
MARENGLEN VERLI me “101 profile biografike nga Kosova për Kosovën”
SHABAN SINANI me “Hieronymi në botën arbëreshe”
PERKTHIMI I VITIT
ABEDIN PREZA me “Orlandi i çmendun” nga Ludovico Ariosto
AIDA BARO me “Armëpushimi” nga Primo Levi
BASHKIM SHEHU me “Gjenerali në labirintin e tij” nga Gabriel Garcia Marquez
BRIKENA ÇABEJ me “Anna, soror…” nga Marguerite Yourcenarl
EDMOND TUPJA me “Sharlota” nga David Foenkinos
MIMOZA HYSA me “Rastet” nga Eugenio Montale
ARTI PAMOR I VITIT
ARBEN BAJO me “Exhibition nr:9”
ARDIAN ISUFI me “Pushteti i luleve”
GAZMEND LEKA me “Taso”
JORGJI GJIKOPULLI me “Atje… ku kam qenë, atje…ku dua të jem”
SADIK SPAHIJA me “Vox-Machina”
ZEF SHOSHI me “Vepra 1956-2014”