S’ke pse kërkon falje, është një pyetje shumë e drejtë. Falje kërkojmë ne që ndoshta s’jemi treguar aq të qartë.

Shkurtimisht, Karta Extra është një kartë besnikërie me më shumë se 100 biznese në rrjet. Kartëmbajtësit përfitojnë pikë për çdo blerje të kryer në cilindo prej këtyre bizneseve. Më pas, pikët e grumbulluara në kartë mund të përdoren si para vetëm në bizneset e rrjetit. 1 pikë është e barabartë me 1 lek. Pikët nuk kanë periudhë maturimi, nuk kanë limit e as kriter përdorimi. Aq pikë sa keni, aq mund të përdorni, kur të dëshironi.

Le të tregojmë një histori. Alda bëhet kartëmbajtëse Extra duke plotësuar formularin në një nga bizneset e rrjetit.

  • Të hënën i ra rruga nga Librari Arts. Bleu dy libra me vlerë 3500 lekë dhe iu ngarkuan 70 pikë në kartë.
  • Të martën pa që i kishte mbaruar parfumi i preferuar. E ribleu te Iris Cosmetic për 7500 lekë dhe përfitoi në Kartën Extra plot 225 pikë.
  • Të mërkurën del me një shoqe dhe ha te Opa. Aty paguan 1500 lekë dhe ngarkon në kartë 45 pikë.
  • Të enjten viziton Velur Spa dhe bën një trajtim pedikur që kushton 2700 lekë. 54 pikë i ngarkohen në Kartën Extra.
  • Të premten kalon nga Natyral Vita dhe blen produkte me vlerë 4700 lekë. Shitësja i ngarkon në kartë plot 470 pikë.
  • Të shtunën bën pazaret te Marketi Im, paguan 5.000 lekë dhe kërkon t’i ngarkohen pikë në Kartën Extra. Aldës i ngarkohen 50 pikë në llogari.
  • Të dielën vendos të dalë për të pirë diçka te Tangerine Bar. Këtë javë Alda grumbulloi 914 pikë në Kartën Extra, thjesht duke bërë blerje që do i bënte gjithsesi. Këto 914 pikë ose 914 lekë i përdor si mënyrë pagese te Tangerine. Pra kokteilin e shijon pa futur dorën në xhep.

Regjistrimi, karta fizike, ngarkimi, shkarkimi i pikëve, janë të gjitha falas. Karta Extra nuk ju kushton asnjë qindarkë. Krejt e kundërta në fakt. Ju kushton të mos e keni. Nëse Alda jonë imagjinare nuk do kishte përdorur Kartën Extra përgjatë një jave, do kishte humbur 900 lekë të vërteta. Tani mendohuni sa lekë keni humbur ju duke blerë pa marrë asgjë mbrapsh. Shumë apo jo?

Nëse u ndërgegjësuat, linku për t’u bërë pjesë e Kartës Extra është këtu. Nëse jo, shihemi sërish. Ne nuk heqim dorë.