Author: Alberta Kamenica

Më fal, por çfarë është Karta Extra?

S’ke pse kërkon falje, është një pyetje shumë e drejtë. Falje kërkojmë ne që ndoshta s’jemi treguar aq të qartë. Shkurtimisht, Karta Extra është një kartë besnikërie me më shumë se 100 biznese në rrjet. Kartëmbajtësit përfitojnë pikë për çdo blerje të kryer në cilindo prej këtyre bizneseve. Më pas, pikët e grumbulluara në kartë mund të përdoren si para vetëm në bizneset e rrjetit. 1 pikë është e barabartë me 1 lek. Pikët nuk kanë periudhë maturimi, nuk kanë limit e as kriter përdorimi. Aq pikë sa keni, aq mund të përdorni, kur të dëshironi. Le të tregojmë...

Read More

Si të gjesh një punë më të mirë

Çfarë pune po kërkoni?” pyesim ne thuajse çdo ditë. “Një punë të mirë,” thonë shumica. Por çfarë është një punë e mirë? Me siguri mund të hamendësojmë se lexuesit tanë duan të thonë se kërkojnë një punë më të mirë se ajo që kanë. Një punë që i bën të ndihen më mirë, që u mundëson të rriten profesionalisht dhe që i paguan më mirë. Kuptoni se është momenti për të gjetur një punë më të mirë kur nuk keni më pasion për atë që bëni, kur nuk sfidoheni më dhe kur nuk shihni asnjë mundësi për progres. Kështu...

Read More

Pse duhet ta keni Kartën Extra

Gjasat janë, lexues , që ju jeni përdorues i Karta Extra. Ky artikull do ju ndihmojë të bindni ata afër jush që janë ende skeptikë, që nuk besojnë dhe nuk ndjekin të njëjtën filozofi kursimi dhe shpenzimi si ju. Le t’i ndihmojmë së bashku Karta Extra mund të tërhiqet lehtësisht I gjithë procesi mund të marrë më pak se pesë minuta, cilëndo nga tre mënyrat të zgjidhni.  Përmes website Në kartaextra.com mund të regjistroheni përmes butonit në të djathtë të faqes. Mjafton të plotësoni formularin dhe do të pajiseni me një kartë virtuale. Karta virtuale konsiston në një numër...

Read More

Këshilla nga një milioner: 5 rregulla per siguri financiare

Sipas Phillip J. Müller, autor bestseller dhe milioner, e vetmja gjë që ju pengon për t’u bërë milioner është perceptimi juaj mbi çfarë do të thotë të jesh i tillë. Në librin e tij, Geldrichtig, Müller shpjegon se kushdo mund të bëhet i pasur, për sa kohë mendon si një i tillë. Filmat dhe skemat e pasurimit të shpejtë i kanë bërë njerëzit të besojnë se të pasurit s’bëjnë asgjë veçse shpenzojnë dhe se janë të pasur prej fatit ose famës. Realiteti, sipas Müller, është krejt e kundërta. Të bëhesh milioner do të thotë të përvetësosh mentalitetin e konsumatorit...

Read More

Babagjyshi Sekret në zyre: Çfarë të dhuroni

Edhe pse në zyrat e Çelësi Media Group u njoftua organizimi i Babagjyshit Sekret rreth tre javë më parë, thuajse të gjithë punonjësit i kanë bërë blerjet e tyre këto ditë. Ndoshta presioni i kohës na bën njerëz më produktivë, ndoshta s’kemi ide dhe afrimi i datës na detyron të ulim standardet.  Për të gjithë ndjekësit tanë që gjenden në të njëjtin batak, vendosëm t’ju vijmë në ndihmë me këtë listë të shkurtër. Mund të jenë ide të thjeshta dhe të parashikueshme, por pikërisht një dhuratë e tillë ju duhet. Duke qenë se shumica e kompanive në Shqipëri zgjedhin...

Read More