Vazhdon ende ekspozita unike “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik”
Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar vazhdon ende ekspozimi për herë të parë i botimeve të huaja përgjatë këtyre 500 viteve shkruar për shqiptarët dhe Shqipërinë, pjesë e koleksionit privat të Ylli Sula. Ky koleksion përmban një sërë librash, hartash e gravurash të shekujve XV-XIX, të cilat vazhdojnë të jenë të ekspozuara këto ditë dhe të gjithë të apasionuarit pas historisë, albanologjisë e koleksioneve kanë mundësi t,i shohin sot dhe në ditët në vazhdim. Ekspozita është çelur të hënën, më 22 tetor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 tetor tek Muzeu Historik Kombëtar “Salla e ekspozitave”....
Read More