Author: Delfina Hoxha

Rebrand: iMEDIA Part of Çelësi Media Group

Jemi të lumtur të njoftojmë ri-brandin e një prej agjencive më të njohura e të vjetra të marketingut. Prej 1998, Çelësi Media Group ofron zgjidhje për bizneset dhe konsumatorët.  Ekspertiza jonë Çelësi Communication dhe Imedia, këto 2 agjenci me eksperiencë shumëvjeçare, tanimë vijnë në një emër: IMEDIA part of CMG.  Ekspertiza jonë bazohet veçanërisht në cilësinë e lartë të informacionit, shërbimeve dhe produkteve tona që mbulojnë komunikimet C2C, B2C e B2B. Ndër vite kemi pasur kënaqësinë të bashkëpunojmë me klientë si: Conad, Century 21, Raiffeisen Bank, Aza Electronics, Intersig etj.  Shërbime dixhitale Ofrojmë brand management dhe strategji marketingu për disa nga emrat më të njohur të tregut shqiptar, shërbime cilësore dhe inovative si: Brand: Positioning, Identity, Architecture  Web Design & Web Development  Mobile App Development  SEO  Social Media Management  Email Marketing  Rebrand identity Lider në tregun shqiptar për realizimin e design fletëpalosjeve të produkteve, qindra kompani na besojnë konceptimin dhe realizimin e fletëpalosjeve të ofertave të tyre periodike. Falë eksperiencës 20 vjeçare në treg ne bëjmë të mundur edhe realizimin e studimeve të ndryshme të tregut.   Ky ribrandim na sjell në treg me një pamje, emër e website të ri, por me të njëjtin profesionalizëm.   iMedia part of Çelësi Media Group, ofron...

Read More

3 aspektet kryesore të marketingut dixhital për firmat

Jo më larg se dy dekada më parë, marketingu dixhital ishte një koncept i panjohur në Shqipëri. Interneti vetë ishte në hapat e tij të parë, ndërkohë rrjetet sociale nuk ekzistonin akoma. MySpace nuk quhet 🙂 Marketingu dixhital, shpjeguar Nëse nuk mund t’ja shpjegosh një 5-vjeçari, nuk e kupton as vetë. -Ajnshtajn Marketingu dixhital është nga ato termat e vështirë për t’u shpjeguar, sidomos një 5 vjeçari apo moshave të treta që nuk kanë pasur të bëjnë shumë me teknologjinë. Çdo veprim i kryer online për të përforcuar biznesin dhe fitimet e tij konsiderohet pjesë e marketingut dixhital. Çfarë bën...

Read More

Nisma “Solidaritet përballë pandemisë” dhe CEO i Çelësi Media Group në Top Talk

Dje në orën 15:30 në emisionin Top Talk ishte i ftuar Z.Ylli Sula, CEO i Çelësi Media Group, për të diskutuar rreth iniciativës së Solidaritetit dhe se si bizneset po bëhen bashkë për të ndihmuar familjet shqiptare në këto ditë të vështira. Një numër gjithnjë në rritje biznesesh janë solidarizuar dhe i janë bashkuar iniciativës që në ditët e para, mbi 80 prej tyre, në një periudhë tejet të shkurtër. Kjo është nismë inovatore po rezulton shumë e mirëpritur nga bizneset dhe qytetarët si për vlerat dhe solidaritetin që mbart, ashtu edhe për zgjidhjet dhe kontributin konkret që ofron...

Read More

Si të bësh marketing etik në kohën e COVID19? (Shërbimet që rekomandon Çelësi Media Group)

Marketingu në kohën e Coronavirus Bizneset dhe ekonomia janë prekur masivisht nga Coronavirus. Shumë biznese nuk janë të sigurtë si duhet të procedojnë me strategjinë e marketingut dhe rritjes në këto kohë. Ka mënyra për të investuar te biznesi dhe për të qëndruar pranë klientelës suaj, pa u treguar të pandjeshëm rreth situatës. Nëse gjendeni pranë klientëve, qoftë edhe jo me produkte specifike, por me këshillat e suportin tuaj, kjo do të jetë shumë më me rëndësi për ta. Duke ofruar një eksperiencë sa më pozitive online, mundesitë dhe klientët tuaj do shtohen çdo ditë. Por si mund të...

Read More

Fjalë inkurajuese nga Ylli Sula, CEO i Çelësi Media Group

Teksti i mëposhtëm është shkëputur nga një komunikim për punonjësit e Çelësi Media Group nga CEO Ylli Sula, rreth situatës së krijuar nga Coronavirus dhe karantinimi. Duke qenë se pamë vlerë në analizën dhe këshillat e mëposhtme, po i ndajmë me ju. Përshëndetje të gjithëve, Sot jemi vetëm në ditën e tretë të izolimit dhe kjo situatë pritet të zgjasë, duke sjellë çekuilibër, tronditje dhe përmbysje në përditshmëritë tona. Eshtë koha që krahas rrezikut të marrjes së sëmundjes dhe përballjes me të, të mendojmë dhe të përgatitemi për të përballuar edhe karantinimin e gjatë, edhe rikthimin sa më të shpejtë...

Read More