E keni parë rubrikën e re të Çelësit? Me qindra njoftime të publikuara çdo ditë, përzgjedhim më interesantet për ju.

Javën e kaluar, publikuam 5 shtëpitë më të vogla.

Ja përgjigjet tuaja për sipërfaqen më të vogël në të cilën do të jetonit.

Shumica prej jush janë shprehur se nën 40m2 nuk bëhej fjalë, por hey, paskemi edhe disa “minimalista” mes nesh.

Këtë javë ju sjellim 5 shtëpitë e javës me sipërfaqen më të madhe, në zonat më të kërkuara të Tiranës, nga “më e vogla” te më e madhja.

Apartament 100m2 te Sheshi Wilson

 5 shtëpitë më të mëdha Jepet me qira apartament 3+1+2 tualete te sheshi wilson

Jepet me qira apartament 3+1+2 tualete. Sip, 100 M2, kati 2. Pallat ekzistues. Buze rruge pa shkuar tek sheshi Willson, prane postes nr 8, 100 M2, 400 euro. Për më shumë informacion, klikoni linkun e pronës.

110m2 te Don Bosko

 5 shtëpitë më të mëdha Jepet apartament 3+1 me qira ne Don Bosko

Jepet apartament 3+1 me qira ne Don Bosko. Apartamenti ka nje siperfaqe prej 110 m2 dhe ndodhet ne katin e 2 te nje pallati te ri.Organizohet me 1 sallon ndenje me 1 kuzhine, 2 dhoma gjumi, 1 dhome studio, 1 tualete dhe 1 ballkon., 110 M2, ashensor, ambjent gatimi, salle ngrenie, sallon ndenje, ngrohje/ftohje, i mobiluar, gjendja: e re.Don Bosko, 110 M2, 450 euro

Për më shumë informacion, klikoni linkun e pronës.

135m2 Rruga e Kavajës

apartament me qera 135m2 Rruga e Kavajës 5 shtëpitë më të mëdha

 

Jepet me qera 3+1, 135 M2, kati 3, i mobiluar, gjendja: shume e mire, + garazh, kapar 4 muaj. Rruga e Kavajes, pallatet e Delijorgjit, 135 M2, 1.200 euro. Për më shumë informacion, klikoni linkun e pronës.

Luxury apartment for rent 152m2

APARTAMENT PER QIRA 3+2 LUXURY APARTMENT FOR RENT, Piazza, Rruga e Durresit

I përbëre nga një sallon ndenje i madh, & kuzhinë, 3 dhoma gjumi, korridor, ballkon si dhe 2 tualete. Arredim bashkëkohor, elektroshtëpiake cilësore kondicioner më çdo ambjent., 125 M2, 8 ambjente, kati 6, 2 banjo, ashensor, 3 dhoma gjumi, 1 ballkon, i mobiluar, gjendja: shume e mire. LUXURY APARTMENT FOR RENT, Piazza, Rruga e Durresit, 125 M2, 700 euro. Për më shumë informacion, klikoni linkun e pronës.

Apartament 190m2 te Myslym Shyri, 2500 Euro në muaj

Apartament 190m2 te Myslym Shyri, 2500 Euro në muaj 5 shtëpitë më të mëdha

Jepet apartament me qera 3+1+2. Me siperfaqe 190 m2 kati 2.

  • 1 holl i madh
  • •guzhina
  • •1 dhome zhvjeshje
  • 2 tualete
  • 1 dhome per sanitare
  • Ofrohet:• pjeserisht i mobiluar

Ne kushte te mira•me ashensor•pa kondicioner•kanale aspirimi jo funksionale.Cmimi: 2500, 190 M2, 2 banjo. RRUGA MYSLYM SHYRI, PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE I, 190 M2, 2.500 euro. Për më shumë informacion, klikoni linkun e pronës.