Ndër sfidat më të mëdha që kompanitë hasin është punësimi i stafit cilësor. Një punonjës i zoti është i pazëvendësueshëm e tepër i rëndësishëm për një biznes. Prej 21 vitesh, Çelësi ka lehtësuar procesin e punësimit për punëdhënësit dhe për punëmarrësit.

Gazetat e verdha përfaqësojnë një objekt thuajse ikonik të kërkimit për punë (apo shtëpi). Nëse punonjësit janë të rëndësishëm për ju, siç duhet të jenë, duhet të përpiqeni maksimalisht ti gjeni e ftoni ato të punojnë për ju.

Si t’i bëni më tërheqëse njoftimet tuaja të punës?

Njoftimet tuaja duhet të jenë tërheqëse, ja si të reklamoni pozicionet tuaja vakante për të marrë aplikime dhe për të gjetur stafin që ju nevojitet.

1. Përmblidhni shkurtimisht pozicionin

Në çfarë konsiston pozicioni? Një përshkrim 1-3 fjali i pozicionit është mjaftueshëm për të tërhequr personat e duhur. Përpiquni ta mbani titullin e pozicionit sa më konkret në mënyrë që të shfaqet në rezultatet e kërkimit në kategoritë e duhura.

2. Përshkruani kompaninë

Përshkrimi duhet të përfshijë logon, emrin e kompanisë, industrinë në të cilën operon, sa vite ka në treg, numrin e punonjësve, kulturën e punës, vendndodhjen e çdo informacion tjetër shtesë. Një përshkrim që jep një pamje të qartë të biznesit ndihmon lexuesit ta imagjinojnë veten duke punuar për ju. Nëse keni fituar çmime apo jeni tejet krenarë për një arritje profesionale të kompanisë, përmendeni atë. Përpiquni të evitoni gabimet në të shkruar dhe ti kushtoni rëndësinë e duhur njoftimit. Kini parasysh këshillën #4.

3. Shpjegoni qartë pozicionin

Kriteret që aplikuesit duhet të plotësojnë duhet të jenë të shprehura sa më qartë. Edukimi, eksperienca dhe aftësitë e nevojshme shtesë duhet të jenë sektorë me bold. 

Më pas përshkruani detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit. Përpiquni të jeni sa më realistë. Mund të duket ide e mirë të fshihni aspekte të pakëndshme rreth pozicionit dhe kështu të punësoni kë të dëshironi. Në planin afatgjatë kjo funksionon kundër jush, pasi do keni “high-turnover” (numër të lartë të personave që lënë punën në krahasim me standartin e industrisë suaj).

Përshkrimi i saktë, qoftë për picier apo për web marketing specialist, do sigurojë që personat që ju kontaktojnë janë të duhurit, duke reduktuar kështu kohën dhe resurset e nevojshme për të punësuar stafin ideal. P.S. Sigurohuni që mënyrat e kontaktit, adresa e email apo numri juaj i telefonit, janë të përditësuara dhe funskionale.

4. Ofroni mundësi të vështira për tu rezistuar

Shumica e postimeve të punësimit në Shqipëri fokusohen VETËM te detyrat që punonjësit duhet të bëjnë për kompaninë dhe asnjëherë te përfitimet që punonjësit do të kenë. E vërteta është që sa më konkuruese të jetë pagesa dhe sa më të mira kushtet e punës, aq më të larta shanset që aplikantët të jenë tepër të interesuar të punojnë për ju dhe të jenë të duhurit.

Disa nga benefitet që mund të ofroni:

  • paga konkuruese
  • ditë pushimesh
  • mundësi rritje në karrierë
  • pjesëmarrje në konferenca
  • dreka falas etj.

Këshillë extra: Rrisni shikueshmërinë

Po rriteni me hapa galopantë dhe dëshironi të punësoni sa më shpejt të jetë e mundur? Nëse stafi ju duhet menjëherë, konsideroni opsionin e paguar të reklamimit. Njoftimet te Çelësi janë falas, por nëse dëshironi, mund të shkoni drejt e në faqe të parë vetëm për 1800 lekë/10 ditë, duke shpejtuar kështu procesin e rritjes së stafit.

Kini parasysh këto këshilla për të rritur efektivitetin e njoftimit tuaj dhe për të gjetur stafin e duhur.