Karta Extra, kjo platformë unike në tregun shqiptar, të shpërblen për çdo blerje në rrjetin me dhjetëra dyqane. Por në ç’mënyra mund të fitoni pikë me blerjet?

Coffee shops më të njohur, librat e fundit, lule, shërbime estetike, veshjet më trendy, pajisjet më të fundit high-tech, ushqimet më të shijshme etj. 

Këto janë vetëm disa nga mënyrat dhe vendet ku mund të përdorësh Kartën Extra dhe të fitosh pikë (që përkthehen në vlera monetare), shih këtu rrjetin e plotë të dyqaneve që të shpërblejnë.

Platforma është produkt i Nexuscom, kompanisë ndërkombëtare zotëruese të platformës FidelyNet, një ndër më të avancuarat në botë për menaxhimin e klientelës, me më shumë se 42 milionë përdorues.
Çfarë përfitimesh sjell kjo platformë për ty si përdorues? Lexo më poshtë 6 arsye pse duhet të bëhesh pjesë e Rrjetit Karta Extra.

1. Mund ta marrësh falas në të gjitha bizneset e rrjetit

Në rrjetet tona sociale dëgjojmë shpesh pyetjen “Sa kushton?”. Karta Extra është falas për çdo përdorues. Mund ta marrësh në secilin dyqan pjesë të rrjetit, vetëm duke plotësuar të dhënat tuaja. Nuk të nevojitet asgjë tjetër për të filluar të kursesh duke shpenzuar!

karta extra falas

2. Njoftohesh i pari rreth ofertave

Ofertat, zbritjet dhe promocionet vijnë në formën e një njoftimi me anë të aplikacionit Karta Extra. Ti nuk humb asnjë ulje, pasi je ndër të parët që mësojnë rreth ofertave. Aplikacioni është falas, mund ta gjesh në Play Store/App Store dhe të regjistrohesh me të dhënat e kartës tënde. Aty mund të shohësh dhe pikët e mbledhura, pikat e afërta, rrjetin e bizneseve etj.

aplikacioni Karta Extra

3. Shpenzon pikët e mbledhura ku ti dëshiron

Pikët e mbledhura mund ti shpenzosh te secili dyqan i rrjetit. Nuk ka rëndësi me cilat blerje ti ke mbledhur pikë, në momentin që mbledh një sasi pikësh, kjo sasi mund të kthehet në mënyrë të menjëhershme në sasi parash. 1 pikë barazohet me 1 lek, sa më shumë blerje që bën, aq më shumë pikë mbledh dhe aq më shumë mund të blesh.

piket e Karta Extra

 

4. Promocione ekskluzive vetëm për mbajtësit e Kartës Extra

Po, disa nga bizneset pjesë e rrjetit ofrojnë zbritje vetëm për mbajtësit e Karta Extra! Duke pasur këtë kartë, mund të përfitosh ofertat ekskluzive për shërbimet apo produktet që ti dëshiron. P.S. Shkarko aplikacionin ose na ndiq në rrjete sociale për mos të humbur asnjë nga promocionet ekskluzive.

oferta Karta Extra

5. Një kartë, qindra shërbime

Nuk ke më arsye të mbushësh portofolin me qindra karta të çdo biznesi. Një kartë e vetme të dhuron pikë dhe zbritje në rrjetin e gjerë të dyqaneve, të cilët ofrojnë qindra shërbime e produkte. Të gjitha blerjet e tua dhe pikët që fiton janë ekuivalente me para, kjo kryhet me një kartë të vetme: Karta Extra!

6 arsye pse duhet të marrësh Karta Extra

 

6. Rrjet i gjerë dyqanesh dhe shërbimesh ku mund të fitosh

Një tjetër arsye përse duhet të marrësh Kartën Extra është rrjeti i bizneseve që të ofron. Mund të zgjedhësh ndër shërbime dhe biznese nga më të ndryshmet si: dyqane optike, coffee shops, farmaci, kancelari, veshjet më trendy, SPA, pajisjet më të fundit high-tech, ushqimet më të shijshme etj. Me mbi 80 dyqane në Tiranë, është e sigurtë se ka diçka për çdokënd, bazuar në nevojat e dëshirat e gjithsecilit.

6 arsye pse duhet të marrësh Karta Extra

 

Arsye #7 (bonus) We’re cool!

Ne besojmë se programet e besnikërisë janë e ardhmja e biznesit shqiptar dhe jemi të nderuar të sjellim këtë risi. Në rrjetet tona sociale, do gjesh shpesh giveaway për mbajtësit e kartës, meme dhe oferta: mund të shohësh detajet si të marrësh 20% ULJE për biletat e koncertit të vitit, Maluma World Tour.

 

Merr Kartën Extra dhe bëhu pjesë e komunitetit më cool!