Makina e parë është krijuar në vitin 1886 nga vetë Karl Benz, prej së cilit është emërtuar Mercedes Benz, por makinat nuk u futën masivisht në treg deri në shekullin XX nga Henry Ford. Shoqëria ka ecur shumë prej krijimit të kësaj metode transporti të avancuar, e cila është tashmë pjesë e pandashme e jetës sonë së përditshme.

Një nga kategoritë më të suksesshme tek Çelësi është pikërisht shitblerja e makinave, motorrëve e automjeteve të tjera.

Ne shqiptarët përmendemi shpesh si fansa të Benz-it, por nëse dëshironi të shisni makinën tuaj, qoftë Benz, Ford, Ferrari apo çfarëdo, ja 4 këshilla se si ta reklamoni atë:

Një foto vlen sa 1000 fjalë!

Një imazh cilësor i makinës suaj, ndihmon blerësit potencialë të kuptojnë nëse janë të interesuar, nëse i pëlqen makina, nëse është ajo çfarë po kërkonin etj. Mund të duket aspekt i parëndësishëm, por ana vizuale është shumë e rëndësishme për ne dhe shpesh bën diferencën.

Ofroni informacion të detajuar!

Makina është një blerje e rëndësishme për të cilën çdokush duhet të mendohet gjatë para se ta kryejë. Nëse lexoni: “Makinë Toyota në shitje. Në gjendje OK. Ngjyrë e zezë. 7000 euro“, çfarë mendoni? Ky informacion nuk është aspak i mjaftueshëm! Ju duhet ta bëni sa më të lehtë për shikuesit e njoftimit tuaj të mendojnë “Po, kjo është makina që dua!“.

shembull shitje makine njoftim

Ja një shembull i një njoftimi të mirë për shitje automjeti tek Çelësi.

Kryeni një analizë tregu!

E kuptojmë, ndoshta ju mund të keni pasur makinën tuaj prej shumë vitesh dhe jeni afeksionuar pas saj. Gjithsesi çmimi që vendosni, nuk duhet të reflektojë këtë, por të bazohet te gjendja e makinës. Vlerësoni tregun dhe informohuni në internet rreth çmimeve të makinave të ngjashme në zonën tuaj. Çmime konkuruese = makinë e shitur!

Këshillë extra: Rrisni shikueshmërinë!

Ju kanë ofruar një punë jashtë vendit dhe dëshironi ta shisni makinën sa më shpejt? Nëse për ju shitja është urgjente dhe e rëndësishme, mund të konsideroni opsionin e reklamimit me pagesë. Njoftimet tek Çelësi janë falas, por nëse dëshironi të mbaroni punë shpejt, duke filluar nga vetëm 800L mund të zgjidhni Njoftimin Okazion për 10 ditë që shihet nga më shumë persona, duke shpejtuar kështu procesin e shitjes. Informohuni se si mund ta promovoni njoftimin tuaj.

Çdo makinë është ndryshe dhe po ashtu çdo blerës. Kini parasysh këto këshilla dhe do të rrisni efektivitetin e njoftimit tuaj.