Shtrimi i tryezës dhe zbukurimi i saj mund të themi se janë art më vete. Zgjedhja e menusë dhe shumëllojshmëria e recetave nuk do të mjaftonin për të arritur atmosferën e dëshiruar, sidomos kur bëhet fjalë për një event të veçantë në familjen tuaj. Çdo detaj i kuruar tregon se sa shumë të kujdesshëm dhe rëndësi i keni dhënë përgatitjes së tavolinës.

Para se të nisni me rregullimin e tavolinës duhet të keni parasysh disa elementë të cilët nuk duhet të mungojnë:  mbulesa e tavolinës, pjatat, gotat e ujit e verës, pecetat, etj. Po ashtu shumë të rëndësishëm janë dhe elementët dekorativë si: lulet natyrale apo qirinjtë dekorativë.

 

Si duhet ta sistemojmë apo përgatitim tavolinës pasi i siguruam të gjithë elementët?

 

Fillimisht shtroni mbulesën, të cilën synoni gjithmonë ta zgjidhni njëngjyrëshe pë ta patur më të lehtë kombinimin dhe për të mos u rënduar pamja e plotë e tavolinës me fokus kryesor pjatat. Vendosni sotopjata në të cilën nuk shërbehet, por ndihmon në vendosjen e pjatave sipas rradhës së shërbimit.  Në këtë mënyrë tryeza do të qëndrojë më estetike dhe e pastër.

 

Pastaj vendosim aksesorët si: lugë, pirunj, thika, për aq pjata sa do shërbehen. Piruni qëndron gjithmonë në të majtë; thika në të djathtën tuaj me tehun nga brenda sotopjatës dhe luga po ashtu si thika vendoset në të djathtë. Sipër pirunit kryesor vendosni pjatën e bukës dhe gjalpit shoqëruar me thikën përkatëse. Vendosni dhe gotat për aq pije sa do shërbeni (uji, vere, birre, rakie, etj) duke patur parasysh që vendosja bëhet sipas gjatësisë së tyre. Gota më e shkurtër qëndron sipër tehut të thikës dhe kështu me rradhë. Në fund vendosni pecetat që duhet të jenë në harmoni me ngjyrën e mbulesës së tavolinës; mund të jenë në të majtën tuaj ose të vendosura sipër pjatës të kombinuara me ndonjë fjongo apo aksesorë tjetër.

Në fund përfundojeni tavolinën me dekorimin e duhur të aksesorëve që janë të një game të gjerë, lule, qirinj, mbajtëse pecetash etj. Kini parasysh të zgjidhni ngjyra të hapura dhe të luani pak me kombinimet metalike të gold apo argjend për një pamje sa më stil.

Rregullimi i duhur i tavolinës i plotëson më së miri aftësitë tuaja si amvisa të mira apo mikpritëse e familjarëve e miqve tuaj.

Nëse ju mungojnë aksesorë apo elementë për kuzhinën tuaj gjeni çdo gjë me çmime ekonomike këtu https://www.facebook.com/shtepiaeofertavejumirepret/ ose gjeni ofertat aktuale në rubrikën “Gjithçka për shtëpinë” te Gazeta Celesi https://www.gazetacelesi.al/njoftime-kerko/gjithck-per-shtepine.html