Nje mengjes i shendetshem cdo dite perpara se te te filloni diten, mund te bej nje ndryshim te madh ne predispoziten tuaj per t’u bere mbipeshe, per t’u semure ose te dyja bashke. Studimet me te fundit e kane percaktuar mengjesin si vaktin kryesor te dites, pasi mengjesi jo vetem trajnon shqisat tona dhe deshiren per ushqim me te shendetshem, por edhe ul nepsin per ushqime fast food-esh gjate dites.

Ne pergjithesi mos ngrenia e mengjesit ka si pasoje konsumimin te nje sasie me te madhe ushqimi dhe te nje cilesie me te dobet. Kjo sjell obezitet, kolesterol te larte dhe probleme te tjera. Duke filluar diten me nje mengjes te ekuilibruar te pasur ne proteina te shendetshme mund te ndihmoje ne stabilizimin e sheqerit ne gjak gjate dites, ne uljen e urise per sheqer dhe yndyre dhe ne te qenit me vital.

Te konsumosh mengjes do te thote te ulesh riskun e shfaqies se diabetit te tipit II dhe semundjeve kardiake. Duke pasur nivele me te qendrueshme te sheqerit mbrohet zemra dhe truri nga demtime. Me pak fjale mengjesi zgjat jeten.