Ka ardhur koha të bëhesh pak “zonjë shtëpie” dhe të nisësh pastrimin. Vizhu me tuta, ndiz muzikën dhe nis nga puna.

Në këtë periudhë ka disa vende në shtëpi që duhen pastruar më shumë. A e dini cilat janë këto vende?

1- Dritaret janë një nga gjërat që duhen pastruar më shpesh në shtëpi. Ato mbledhin vazhdimisht shumë pluhur dhe tani është koha e duhur për t’i pastruar.

2-Tapetat. Disa thonë se tapetat duhet të lahen të paktën dy herë në vit, megjithatë edhe një herë është mirë, mjafton të lahen mirë deri në thellësi.

3-Çelësat e dritave dhe dorezat e dyerve janë disa nga zonat që prek çdo ditë me dorë, por i pastron shumë rrallë. Ndaj me pak ujë të ngrohtë pastroji.

4-Frigoriferi dhe dollapët janë dy nga vendet që shumë femra kanë bezdi të pastrojnë, por duhen pastruar. Zbrazi totalisht dhe pastroji në brendësi. Gjithashtu edhe të gjitha produktet duhen pastruar një nga një para se të vendosen sërish brenda.

Kështu që nëse ende nuk i keni bërë pastrimet e shtëpisë futjuni punës nga tani.