Të gjithë ndihemi më të qetë dhe të relaksuar në ambientet e shtëpisë tonë. Ama, e keni kuptuar se ngjyrat që kemi zgjedhur ndikojnë edhe në gjendjen tonë emocionale?

Ngjyra ka të bëjë me substancën, po aq ka të bëjë dhe me bukurinë. Zgjedhja e ngjyrave është personale ama ka një shpjegim për ngjyrën më qetësuese.

Hulumtimet e reja nga Universiteti i Sussex-it tregojnë se njerëzit ndihen më shumë të relaksuar kur rrethohen nga ngjyra e kaltër e mbyllur. Ekspertët kanë anketuar 26,000 pjesëmarrës për ndjenjat dhe emocionet që  iu dhurojnë ngjyrat e caktuara. Studimi madje ka zbuluar se edhe pulsi i tyre i zemrës është shumë më i ulët kur pjesëmarrësit kanë qenë në prezencën e ngjyrës së kaltër të mbyllur.

Rezultatet e tjera nga ky anketim tregojnë se njerëzit e lidhin ngjyrën e gjelbër me të ardhmen, portokallinë dhe vjollcën me një ndjenjë luksi, ndërsa e kuqja e mbyllur dhe roza janë nuanca të pasionit.