A e dini se sot festohet në mbarë botën Dita Ndërkombëtare e Librit. Pse pikërisht sot?

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 Prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 Nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor.

Po ashtu më 23 Prill 1616 janë ndarë nga jeta 3 figura të mëdha të letrave si Miguel Servantes, Shekspiri dhe Inca Garcilaso de la Vega.

 

Gjithashtu, 23 Prilli lidhet edhe me lindjen apo vdekjen e shkrimtarëve të tjerë si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.