Kaktuesi i ka rrënjët tek shkretëtirat me ajër të thatë dhe diell të pafund. Megjithëse, askush nuk dëshiron ta prekë shkaku i sipërfaqes me gjemba, përdorimi i kaktusit të përpunuar është shumë i mirë për shëndetin.

Kaktusi është i mbushur me fibra dhe pektin, duke e bërë këtë bimë të aftë në luftimin e diabetit dhe kolesterolit të lartë. Me anë të këtyre dy përbërësve, kolesteroli i tepërt largohet nga organizmi me anë të sistemit të tretjes. Fibrat, po ashtu ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve, duke u siguruar të mos kthehen në sheqer, gjë që ndikon në paraqitjen e diabetit.

Po ashtu vitamina A dhe C që gjendet në masë të madhe në kaktus, ndihmon në përmirësimin e lëkurës dhe mbijetesës së qelizave.

Elektrolitetet që përmban kaktusi, bëjnë që të jetë shumë i dobishëm për të përmirësuar sikletin pas një nate me shumë pije alkoolike.

Nga kjo bimë merren rrënjët, kërcelli, gjethet dhe frytet, të cilat vihen në sallatë, sanduiç apo kokteje të ndryshme. Kujdesuni që të prisni ngadalë sipërfaqen e jashtme, me thikë të mprehtë dhe të mos e lëni ndonjë gjemb në pjesën e kërcellit, që doni ta hani. Kaktusi shijon si një trangull i fortë dhe shumë i hidhët, andaj duhet ta prisni në pjesë të vogla dhe ta vëni në ushqime tjera. Provoni sallatën me perime, ndonjë sanduiç apo përzieni, bluajeni dhe përdoreni si pije.