Facebook është një rrjet lidhjesh shoqërore dhe u lançua për herë të parë më 4 shkurt 2004.Facebook u themelua nga Mark Zuckerberg dhe shoku i tij i dhomës së kolegjit, po ashtu dhe një tjetër student i Harvard-it, Eduardo Saverin.

Emri Facebook vjen nga një togfjalësh për një një libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studnetët në disa universitete amerikane.

Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në facebook vetëm për studentët në kolegje e universitete të tjera, por më vonë e zgjeruan përdorimin edhe për Universitetet Boston, Princeton, Yale dhe Standford. Gradualisht Facebook u hap për studentët në kolegje e universietete të tjera dhe në 2006 për të gjithë personat të moshës 13 vjec e sipër kudo në botë.

 

Në 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.

Në janar 2014, shefja e veprimtarive në Facebook, Sheryl Sandberg, sqaroi, se “Mark Zuckerberg gjithmonë thotë se Facebook filloi jo vetëm për të qenë kompani, por edhe për të përmbushur vizionin për të ndërlidhur njerëzit në botë”.