Sipas zërave më të fundit Iphone do të jetë i pajisur me një kamerë të trefishtë në anën e prapme duke pretenduar se ky mund të jetë një dizajn që Apple do të miratojë për pajisjet e veta të 2019.

Apple ka në plan të prezantojë disa tipare të reja të kamerës, duke përfshirë një kamerë të trefishtë të pasme për modelin më të lartë dhe kamerë të dyfishtë të pasme për dy modelet e tjera

Po ashtu Apple pritet të vazhdojë të qëndrojë me një trio modelesh të iPhone për këtë vit, ku gjithashtu do të vazhdojë të përdorë një LCD në vend të OLED.

Gjithashtu duket se planet e Apple për iPhone 2019 nuk janë ende të kompletuara, por meqenëse tiparet kryesore të telefonave nuk mund të ndryshohen lehtësisht, nuk ka shumë hapësirë për ndryshime.

Zërat më të fundit po bëhen çdo ditë dhe mtë besueshëm, le të presim tani.