Çfarë ndodh me trupin tonë kur veshim taka të larta? A duhet të veshim shumë shpesh taka?

Takat mund të dëmtojnë këmbët tona, por kjo nënkupton që nuk duhet t’i veshim më. Në momentin që ne veshim taka të larta shkaktohet presion në pjesën e përparme të këmbës, madje më shumë se normalisht. Duke i përdorur në mënyrë të vazhdueshme mund të ndodhë që thembrat të dobësohen dhe të shkaktohet më shumë stres në pjesën para të këmbës.

Sipas mjekësisë, në këto momente përdorimi ndodh që stomaku të shtyhet përpara, ndërsa pjesa e pasme të ngrihet lart. Kjo e ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tonë dhe shton trysninë poshtë shpinës. Studimet tregojnë se edhe rruazat e shpinës deformohen duke shkaktuar për pasojë dhimbje të mëdha.

Sugjerohet që takat të mos vishen në përditshmëri për të eleminuar muskujt e tensionuar në nyjet e këmbës, dhimbjet e shpinës për shkak të ndryshimit të gravitetit, mpirje në gishtërinjtë e këmbëve dhe dëmtimin e përhershëm të nervave të gishtrinjëve të këmbës.