Sipas thashethemeve të fundit dhe një shumëllojshmërie burimesh është pohuar se Samsung do të lançojë pesë modele të Galaxy S10 këtë vit, duke përfshirë edhe një model 5G që do të jetë sureprizues për tregun.

Cilat janë emrat e supozuar të këtyre versioneve që pritet të dalin?  Galaxy S10 Lite, S10 Edge, Galaxy S10 Plus, Galaxy S10 5G. Modeli i pestë që thuhet se do të dalë pretendohet të quhet S10 Bolt, telefoni i cili do të ndajë karakteristikat e Galaxy S10 5G. Ky telefon do të jetë një telefon ekskluzib i Verizon me një bateri më të madhe, edhe pse madhësia e baterisë nuk është specifikuar.

Versionet S10 5G dhe Bolt janë kryesisht të ngjashme dhe do të shfaqin një ekran të lakuar, 6.7 inç, procesorin Qualcomm Snapdragon 855 ose Exynos 9820, dy kamera të përparme, katër kamera të pasme, sensorë tejzanor në ekran, lidhje 5G dhe një pjesë të pasme qeramike.

S10 Lite, S10 Edge dhe S10 Plus do të mundësohen nga dyshja e njëjtë e procesorit, por me konfigurime të ndryshme kamerash dhe madhësi të tjera të ekranit. S10 Lite do të ketë të njëjtin konfigurim si S10 i rregullt, por me një ekran të sheshtë dhe një sensor të gjurmëve të gishtrinjëve.