Nëse dëshironi të bëheni akoma edhe më inteligjentë, të rrisni kapacitetin intelektual apo të jeni edhe më të suksesshëm fillimisht duhet të investoni në veten tuaj. Sa më shumë të punoni me veten tuaj dhe të zgjeroni njohuritë tuaja, aq më të aftë dhe të suksesshëm do të jeni.

Rritja juaj personale varet vetëm nga ju, nga dëshira dhe vullneti që keni për të investuar te vetja juaj. Por, cila janë disa nga mënyrat që do t’ju ndihmonin për këtë?

-Zgjeroni njohuritë/horizontet tuaja

Duke zgjeruar horizontet tuaja me rutina të ndryshueshme do të njiheni edhe me shumë mundësi të reja.

-Krijoni kënaqësi duke lexuar

Leximi për t’u bërë më të përgatitur dhe për t’u rritur personalisht nuk nënkupton të lexoni vetëm detyra të ndryshme pune, por të lexoni në përgjithësi, pavarësisht përmbajtjes . Ju mund të lexoni mister, trillim, poezi për të stimuluar imagjinatën, po ashtu ju pasuron fjalorin dhe forcon trurin,

-Ushtroni trurin tuaj

Ju mund ta bëni këtë përmes shumë teknikave, përfshirë këtu zgjidhjen e quizeve, lojërave apo zgjidhjes së shumë problematikave të cilat rrisin  neuroplasticitetin e trurit.

-Mësoni vazhdimisht

Gjithmonë ka diçka të re për të mësuar. Sa mëshumë keni dëshirë të mësoni, aq më shumë rritni vetëbesimin dhe aftësitë tuaja.

-Kryeni sa më shumë aktivitet fizik

Aktiviteti fizik nuk ju ndihmon vetëm të keni një trup të formuar, por ju ndihmon në funksionimin e tij pasi mbushet më së miri me oksigjen. Në këtë mënyrë përmirësoni memorien dhe rritni aftësinë për t’u përqëndruar.