Në ketë atmosferë festash të gjithë rendim të shfaqim emocione pozitive ndaj njëri tjetrit, të vrapojmë të zgjedhim dhuratat më të lezetshme për të afërmit tanë dhe të shfaqim sa më shumë dashuri.

Dhuratat më të veçanta ne i kërkojmë për fëmijët tanë, qofshin këto kukulla, makina, libra, fustane apo shumë të tilla. Ama ne harrojmë se ka disa dhurata akoma edhe më të çmueshme që mund t’ju japim atyre. Por cilat janë këto dhurata kaq speciale për fëmijët tuaj?

E para, jepini atyre pavarësinë, edhe pse ju vendosni rregullat. Nëse do t’i jepni atyre pavarësi dhe autonomi ata do të dinë si të kujdesen më shumë për veten dhe për gjërat e tyre e do të krijojnë aftësinë se bëjnë gjënë e duhur duke shprehur aftësi dhe talente.

Dhurojini atyre durim, pasi kjo është forma më e mirë për t’u treguar fëmijëve tuaj që besoni me të vërtetë tek ata çdo ditë të jetës së tyre.

Tregojuni atyre se keni nevojë edhe ju për ndihmën e tyre. Kërkoni ndihmën e tyre sa më shpesh që të mundeni, pasi ata do të ndjejnë vetërespekt dhe vetëvlerësim të madh vetëm prej këtij gjesti.

Dhurojini atyre falje, pasi duhet të merrni një hap para dhe të mendoni përtej atij gabimi. Fundja, falja është hyjnore.

Jepini fëmijës tuaj privatësi, ju duhet të dini çfarë ndodh me ta, ama jo gjithçka. Mos e pyesni, mos ndërhyni, por gjithmonë jini në dispozicion nëse fëmija juaj dëshiron të ndajë diçka me ju.

Rritini fëmijët tuaj me mendësi zhvilluese, me besimin se inteligjenca, zgjuarsia dhe aftësia mund të zhvillohen përmes përpjekjeve, ne jemi ata që punojmë për t’u bërë të tillë. Një mendësi fikse i bën ata të besojnë se janë të “paaftë” për të zgjidhur gjëra në kohë rekord si persona shumë inteligjentë.