Në përmbyllje të edicionit të 14-të të Çmimeve Kult, mbrëmjen e djeshme u zhvillua një koktej-takim falenderues, me anëtarët e Jurisë se Nderit, fituesit dhe partnerët të cilët mbështetën këtë edicion të Çmimeve Kult 2018.

“…Viti i 14-të për mua ka qenë një gur më shumë duke shpresuar që ai muri të jetë ngritur sado pak dhe t’i afrohemi çatisë…”, tha Z.Ylli Sula, drejtuesi i Akademisë Kult në fjalën e tij përshëndetëse.

 

Në fund të fjalimit zoti Sula dorëzoi edhe certifikatat  fituesve të Çmimeve Kult 2018.

Juria e Çmimeve Kult 2018 në këtë vit arriti në 144 anëtare të cilët dhanë kontributin e tyre në përzgjedhjen e vlerave artistike dhe kulturore më cilësore në sektorët respektivë, duke promovuar 66 artiste të nominuar nga të cilët u shpallen 11 fituesit.