Një pjesë e madhe e mërzitjes dhe stresit tonë të përditshëm buron nga mënyra si ne mendojmë dhe reagojmë pasi ka ndjenja, emocione dhe gjëra që na ndodhin të cilat nuk i kontrollojmë dot.

Për të mos patur emocione negative në jetën tonë duhet të ndryshojmë reagimin, qëndrimin në lidhje me çështje të ndryshime duke largura stresin shtesë.

Po çfarë duhet të bëjmë për të arritur këtë?!

  • Pranoni faktin që ju nuk mund të kontrolloni gjithçka, por mund të kontrolloni se si të reagoni.
  • Mos u shqetësoni për problemet që mund të lindin, pasi gjithmonë do të keni probleme. Ju thjesht mundohuni të ecni përmes tyre pasi nuk keni zgjidhje tjetër.
  • Mos u merrni me idenë se nëse do të ishit sjellë ndryshe me situatën do të ishte më mirë për ju. Duke e bërë këtë do të humbisni shumë nga e tashmja. Në vend që të imagjinoni më të keqen, imagjinoni më të mirën dhe se si mund ta bëni atë të ndodhë.
  • Bëni një zgjedhje, zgjidhni hijeshinë në vend të padurimit, bukurinë në vend të negativitetit dhe praninë në vend të padurimit.
  • Lëreni atë që është e gabuar dhe kapni atë që është e drejt. Mësoni, pranoni, eksploroni, krijoni dhe përjetoni çdo ditë të jetës tuaj.
  • Vazhdoni të jeni të vetëdijshëm; gjërat në fund dalin të jenë më të mirat për ata njerëz që dijnë t’i përballojnë në mënyrën më të mirë.