Fituesit në Mbrëmjen Gala të Çmimeve KULT 2018

Ky ishte Edicioni i 14-të i Çmimeve Kult. Mbrëmja Gala e këtij viti, ashtu siç ishte premtuar solli plot surpriza; nga tapeti i kuq, të ftuarit, juritë, fituesit, skenografia që këtë herë vinte ndryshe, të gjithë këto e bënë mbrëmjen akoma më magjike. Fituesit ishin ajka e Mbrëmjes Gala, sigurisht sepse e gjithë kjo bëhet për ta.

Mbrëmja Gala e Çmimeve Kult 2018 këtë herë u drejtua nga showman-i Salsano Rrapi, i cili me batutat e tij e bëri mbrëmjen më magjike. Devis Xherahu ngriti sallën në këmbë me performancën e tij të shkëlqyer. Banda All In me performancën e jashtëzakonshme dhe e ftuara speciale, artistja Silvia Pagni me firzamonikë dhe në piano i dhanë mbrëmjes më shumë sharm.

 

Balerini i Vitit – Adela Muçollari me Odette & Odille tek “Liqeni i mjellmave”

 

 

Instrumentisti i Vitit – Jonela Golemi në Flaut nga “Saint Saëns – “Rondo Capriccioso për flaut dhe orkestër”.

 

 

 Përkthimi i vitit – Mimoza Hysa me “Rastet” nga Eugenio Montale

 

 

Arti Pamor i Vitit – Sadik Spahija me “Vox-Machina”

 

 

Kënga e Vitit – Eugent Bushpepa me “Mall”

 

Aktorja e Vitit – Luiza Xhuvani me Lukrecia Borxhia tek “Lukrecia Borxhia”

 

Aktori i Vitit – Reshat Arbana me Babai tek “Babai”

 

Regjia e Teatrit – Altin Basha me “Rojat e Taxhit”

 

Filmi Kult – Namik Ajazi me “Amaneti”

 

Libri Studimor i Vitit – Anila Omari me “Leksiku i Veprës së Pjetër Bogdanit”

 

Libri Artistik i Vitit – Ardian Christian Kyçyku me “Ati”

 

 

Çmimi Special iu dha njërit prej pionierëve të kinematografisë shqiptare z. Kristaq Dhamo, regjisori i filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë, filmit “Tana”, i prodhuar plot 60 vjet më parë.

Për më shumë detaje në lidhje me eventin: http://akademiakult.com/

Infokult: http://infokult.al/