Para se të zgjidhni çfarë ngjyrash do të lyeni muret e shtëpisë në secilën prej dhomave referohujini disa ngjyrave specifike që ju ngrejnë humorin.

Është e vërtetuar nga shumë studime se ngjyrat në shtëpi ndikojnë në humorin tonë.  Ngjyrat e mureve ndikojnë në gjumin tonë, humorin, urinë dhe bukurinë.

Për të rritur ndikimet më të mira zgjidhni nuancat e buta dhe jo ato të errëta, veçanërisht për dhomën tuaj të gjumit.

Të kaltrën psh, përgjithësisht e lidhim me qetësinë dhe pushimin, me siguri për shkak të efektit tërheqës ndaj nuancave të qiellit dhe ujit.

E gjelbra është ngjyra që i përshtatet më shumti ambienteve të punës. Kjo ngjyrë nxit të menduarit edhe truri priret të punojë më mirë me tonet e tokës. Arsyeja për këtë është se këto tonalitete të rikujtojnë qetësinë që të fal natyra.

 

Sidoqoftë, në kuzhinë nuancat më intensive janë të dëshirueshme. Dhe merret parasysh madje edhe kombinimi i së kaltrës dhe i së kuqes.