Ushtrimet fizike kanë vërtetuar që nuk na ndihmojnë vetëm të kemi një fizik të bukur dhe të rregullt, por janë të dobishme për të përmirësuar ndjeshëm humorin, kujtesën dhe shtimin e reagimeve pozitive.

Aktiviteti fizik është i vlefshëm jo vetëm kur kemi mundësi ta kryejmë, por edhe në ambiente të mbyllura, pasi shpesh herë na ndihmon të largojmë humorin e keq. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik ndikon në rritjen e nivelit të inteligjencës te moshat e vogla, kështu ulet agresiviteti dhe fëmija bëhet më paqësor.

 

Kur ushtrohemi vendosen në lëvizje të gjitha qelizat nervore të cilar ndihmojnë në rritjen e aktivitetit të trurit duke bërë kështu të mundur përmirësimin e kujtesës. Për personat të cilët janë të varur nga duhani dhe kanë dëshirën ta largojnë këtë ves fitnessi është çelësi i zgjidhjes.