Nëse kishit planifikuar të vizitonit ekspozitën unike në llojin e vet “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik: Shqiptarët dhe Shqipëria nga Skënderbeu te Pavarësia” dhe nuk e gjetët rastit ju ende keni mundësinë për të shkuar te Muzeu Historik Kombëtar. Ekspozita do të mbahet sot dhe nesër në ambientet e Muzeut.

 

Ky koleksion privat i z.Ylli Sula përmban një sërë librash, hartash e gravurash të shekujve XV-XIX, të cilat vazhdojnë të jenë të ekspozuara këto ditë dhe të gjithë të apasionuarit pas historisë, albanologjisë e koleksioneve kanë mundësi ti shohin ende.

Ekspozitorët me libra shoqërohen me printime ilustruese në formate të mëdha, në të cilat janë riprodhuar frontespicet e botimeve më me vlerë, pasazhet më domethënës mbi Skënderbeun, figurat e tjera të shquara, Shqipërinë, shqiptarët, gjuhën shqipe, gravura, etj.

Intervistë koleksionisti z.Ylli Sula në emisionin “Kapital”