Ka shumë mënyra për të qenë produktiv në punë, disa prej të cilave varen ose jo nga ju. Për disa prej nesh konsumimi i kafes në mëngjes ndikon në rritjen e vigjilencës ose energjisë për ditën në punë. Disa të tjerëve ju duhet vetëm një menaxhim i mirë i kohës për ta vendosur punën para. Por, ka edhe nga ata që produktiviteti i punës ndikohet edhe nga marrëdhëniet e shumëfishta me kolegët, stafin apo eprorët.

Cilat janë disa prej këshillave apo sugjerimeve të duhura që do të na ndihmonin të gjithëve për të rritur produktivitetin në punë?

-Përdorni metoda pune që do t’ju bëjnë të ndiheni të relaksuar dhe do t’ju ndryshojnë monotoninë e mërzitshme të punës.

-Planifikoni sa më mirë ditën tuaj të punës dhe këtë bëjeni që në mëngjes, duke vendosur në plan pikat prioritare dhe të tjerat më vonë.

 

-Caktoni oraret kur ju duhet të bëni një shkëputje të vogël nga rutina e punës, pasi trurit i duhet një pauzë për të përthithë informacioniun dhe për të rritur përqëndrimin. Sugjerohet një shkëputje 5 min për çdo 25-30 minuta punë.

-Menaxhoni oraret e shkëputjes për kolegët ose klientët nëse ata kanë kërkesa dhe mund t’ju ndërpresin nga puna duke nxitur respektin për kohën tuaj.

-Mirëpërcaktoni oraret e takimeve, duke vendsour që këto takime të mos zgjasin më shumë se 50 minuta, nuk ka nevojë të ketë diskutime të stërzgjatura dhe marrje opinionesh. Vendosni pikat fokus dhe realizimin e secilës çështje diskutimi brenda kësaj kohe.

-Bëni një kontroll (check ose foto) për të gjithë gjërat që keni realizuar gjatë ditës sepse në këtë mënyrë ju shikoni arritjet tuaja dhe ndiheni krenarë.