Suksesi mund të arrihet, por nuk është diçka që vjen lehtë. Dëshira e të qenurit i suksesshëm ekziston te secili prej nesh, pavarësisht moshës apo tipit që kemi. Mënyra më e mirë ose më e thjeshtë është ti referohemi hapava të personave që në jetën e vet janë të tillë. Merreni si të doni, qoftë këshilla ose strategji suksesi:

1- “E dini që jeni në rrugën e suksesit, atëherë kur ju do të punonit dhe nuk do të duhet t’ju paguajnë për të.” – Oprah Winfrey

2- “Dështimi është thjesht një mundësi për të filluar përsëri, këtë herë me shumë zgjuarsi.” – Henry Ford

3- “Ekzistojnë raste të pakta që njerëzit e arritur janë ulur dhe kanë pritur që gjërat të ndodhin vet. Ata janë ngritur dhe i kanë realizuar gjërat.” – Leonardo da Vinci

4- “Një person me një ide të re është një maniak derisa ideja e tij të ketë sukses.”- Mark Twain

5- ” Përbërësi më i rëndësishëm i vetëm në formulën  e suksesit është të dish se si të dialogosh me njerëzit.”- Theodore Roosevelt

6-“Nëse mundesh ta ëndërrosh, mundesh edhe ta bësh.”- Walter Disney

7- ” Mos lejoni asnjë ndjenjë dekurajimi t’ju godas dhe në fund do të jeni i sigurt për sukses.” – Abraham Lincoln

8- “Kini guximin për të ndjekur zemrën dhe intuitën tuaj. Ato disi tashmë e dinë atë që ju me të vërtetë dëshironi të bëni. Çdo gjë tjetër është dytësore.” – Steve Jobs.

9- “Rreziku më i madh për shumicën prej nesh nuk qëndron në vendosjen e qëllimeve tona shumë të larta dhe dështimeve të vogla; por në vendosjen e qëllimeve shumë të ulëta, dhe arritjet tona të shënuara.” – Michelangelo Buonarroti