Femrat dhe pikat e tyre me të forta dhe të dobëta janë permendur nga antikiteti deri në ditët e sotme. Shumë figura të njohura të fushave të ndryshme kanë folur për femrën, rëndësinë e saj në shoqëri. ndikimin te familja, forcën personale, bukurinë, fatalitetin etj.

Këto janë disa nga shprehjet më frymëzuese lidhur me femrat:

 

Femrat thonë gjithmonë: “Ne mund mund të bëjmë gjithçka që mund të bëjnë meshkujt! Por, janë meshkujt ata që duhet të thonë: ” Ne mund të bëjmë gjithçka që mund të bëjnë dhe femrat”.-GLORIA STEINEM (juriste, feministe, aktiviste e lëvizjeve sociale)

 

“Më është dashur shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam nuk do të hesht.”- MADELEINE ALBRIGHT (politikane)

 

Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do të thonë: “Po, femrat munden.”- DILMA ROUSEFF (politikane, ekonomiste, presidentja e parë femër në Brazil)

 

Nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë, por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë. Duhet një tragjedi që një femër të shfaqë forcën e saj. Mesazhi imi është që ta

shfaqni forcën para tregjedisë.” -DIANE VON FURSTENBERG (dizenjuese mode)

 

Besoj se mbrojtja e të drejtave të femrave është kapitull i pambyllur i shekullit XXI -HILLARY CLINTON (politikane)

 

Pyetja nuk është kush do më lejojë mua, por kush do më ndalojë” AYN RAND (shkrimtare)

 

Një grua është si një bustinë çaji, ti asnjëherë nuk e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë”- ELEANOR ROOSEVELT (diplomate, aktiviste, politikane)

 

Ne nuk lindim gra, ne bëhemi të tilla. Asnjë fat biologjik, psikik, ekonomik nuk e përcakton trajtën që merr në gjirin e shoqërisë femra njerëzore; është tërësia e qytetërimit ajo që përpunon këtë

produkt të ndërmjetëm midis mashkullit dhe tredhakut që ne e cilësojmë femërore.- SIMONE DE BEAUVOIR (filozofe dhe themeluese e konceptit të gruas moderne të shekullit 20)

 

Femrat kanë qenë gjithmonë më të fortat. Meshkujt kërkojnë vazhdimisht mbështetje nga ato. Ata që kanë nevojë për nënën që kujdesej për ta kur ishin të vegjël. – COCO CHANEL (stiliste)