Sfilatat e fundit të javëve të modës të sugjeruara nga stilistët e markave më të njohura në botë sugjeruan propozimet e tyre duke na përgatitur në lidhje me tendencat që do të mbizotërojnë modën në fillimin e vitit të ardhshëm. Javët e modës në Milano, Londër, New York sjellin nga stilistët më të njohur dizenjimet e reja plot stil.

Krahas tendencave më të reja, ajo që do të fillojmë ta veshim më shpesh që nga vjeshta e këtij viti është pikërisht lëkura, në ngjyra të ndryshme dhe në stile të ndryshme veshjesh, për meshkuj e për femra. Lëkura është një material që mund të vishet me stil në pranverë, verë, vjeshtë por mund të përshtatet shumë bukur edhe me veshjet e dimrit ndaj mendoni ta përfshini në blerjet tuaja për të qenë në një hap me sugjerimet e fundit për vitin 2019.

Shumë stilistë e kanë sjellë këtë trend duke e kombinuar në stile të ndryshme si: funde, pantallona të shkurtra, kostume e fustane. Pra, vajza lëkura nuk duhet të hiqet nga garderoba, madje duhen shtuar me blerje të reja.

 Versace

 Max Mara

 Hermes

 Philipp Plein

 Fendi