Për të patur një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe produktive ju duhet të ndiqni disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë në stilin e përditshëm të jetës. Duhet të keni paraysh të merrni këto masa dhe sa më shpejt të mundeni:

1-Menaxhoni presionin arterial, i cili është faktori kryesor i shumë sëmundjeve të zemrës;

2-Mbani nën kontroll kolesterolin, i cili çon në krijimin e pllakave sklerotike që bllokojnë arteriet dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme të zemrës;

3-Reduktoni sheqerin në gjak, i cili në të kundërt dëmton zemrën, veshkat dhe nervat;

4-Ushtrohuni sa më shumë fizikisht për të patur cilësi dhe gjatësi në jetën tuaj;

5-Ushqehuni sa më shëndetshëm duke parandaluar sëmundjet kardiovaskulare;

6-Kontrolli i peshës tuaj, reduktimi i kilogramëve të tepërt dhe yndyrnave të panevojshme mban nën kontroll zemrën, mushkëritë, enët e gjakut dhe skeletin tuaj;

7-Mos konsumoni duhan, pasi ka një rrezik të lartë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.